Nga: Simon Tisdall / The Guardian (titulli origjinal: More than 300,000 Syrian civilians died. Any attempt to rehabilitate Assad is utterly shameful)
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Rehabilitimi grotesk i regjimit të Bashar al-Assad – presidenti kriminal i Sirisë është ftuar përzemërsisht në samitin e Ligës Arabe në Arabinë Saudite – ka kuptim për qeveritë cinike arabe. Shpresojnë ta reduktojnë varësinë e Damaskut nga Irani, t’i inkurajojnë refugjatët të kthehen, t’i ndalojnë aktivitetet ilegale të sponsorizuara nga shteti dhe të fitojnë para për rindërtimin.
Por, për nga perspektiva njerëzore, vendimi i tyre është krejtësisht i turpshëm. Më shumë se 300 mijë civilë kanë vdekur qëkur Assadi i ktheu armët e veta kundër kryengritjes pro-demokratike të Pranverës Arabe të Sirisë, në vitin 2011. Rreth 14 milionë njerëz, gjysma e popullsisë së Sirisë, kanë ikur nga shtëpitë e veta. Shumica e atyre që mbetën kanë mungesë ushqimi. Më pas erdhën tërmetet e shkurtit.
Konflikti është larg përfundimit. Qindra civilë të tjerë janë vrarë dhe plagosur në sulmet ajrore të qeverisë siriane dhe ruse, nga sulmet me bombat thërrmuese dhe raketat në kampet e zhvendosjes në veriperëndim të Idlibit, në Dara dhe Hama, si dhe në Alepon veriore – kjo sipas raportit të fundit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së. “Këto dhe sulmet e tjera mund të paraqesin krime lufte”, tha ai.
“Vazhdojnë arrestimet dhe torturat arbitrare, zhdukjet me forcë dhe vdekjet në paraburgim”, paralajmëroi OKB. “Të kthyerit panë shtëpitë e veta të grabitura ose pronat e tyre të konfiskuara … Është shumë e qartë se Siria ende nuk është vend i sigurt për t’u kthyer”. Milicia islamike ishte gjithashtu fajtore për abuzime skandaloze, thuhet aty.
Krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, përfshirë përdorimin e armëve kimike, janë mirë të dokumentuara në Siri. Megjithatë, nuk ka asnjë perspektivë që Assadi të përballet me drejtësinë. Për Ukrainën, tirani Vladimir Putin u padit me shpejtësi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Pra, pse jo kasapi i Damaskut? Është lëshim i pashpjegueshëm. Në vend të kësaj, Assadi duhet të nderohet, të falet dhe të shpërblehet nga plutokratët autoritarë të Gjirit të cilët me sa duket kujdesen më shumë për çmimet e naftës, për pallatet dhe klubet e futbollit të Ligës Premier, sesa për jetën, mirëqenien dhe të drejtat e njeriut të arabëve të tjerë.
Nuk janë vetëm fqinjët. Për Sirinë ka shumë faje. ShBA-ja dhe aleatët hezituan ta bëjnë një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në vitin 2013, që mund ta kishte ndaluar masakrën. Kjo e lejoi futjen e Iranit dhe të rusëve të cilët e siguruan mbijetesën e Assadit. Sanksionet perëndimore që synojnë rrëzimin e regjimit, po i dëmtojnë civilët.
Në kërkim të aspektit pozitiv, analistët sugjerojnë se kthimi i Assadit në grupin arab, së bashku me afrimin e ndërmjetësuar nga Kina të aleatëve të saj, të Iranit dhe Arabisë Saudite, mund të krijojë një rend të sigurisë në Lindjen e Mesme. Zgjerimi i tensionit mund ta qetësojë Jemenin, ta stabilizojë Libanin dhe ta lehtësojë barrën e refugjatëve në Jordani dhe në Turqi.
Ky propozim duhet trajtuar me kujdes. Zhvillimet e fundit e përshpejtojnë anashkalimin e Amerikës në një rajon të cilin dikur e dominonte dhe e hedh si leckë politikën perëndimore. Përpjekjet e vetë Izraelit për “normalizim” – duke ndërtuar aleanca me autokracitë e Gjirit, për ta kundërshtuar Iranin dhe aleancat si Hezbollahu – rrezikohen ose të paktën ngatërrohen. Ndikimi i Kinës do të rritet. Pikëpamja amorale e Pekinit jehon në Gjirin Persik.
A është epoka e re e miqësisë dhe unitetit arabo-persian një perspektivë e besueshme apo thjesht një dëshirë e mirë? Siria e Assadit do të mbetet thellësisht e paqëndrueshme, çfarëdo që të ndodhë – e ndarë mes veriperëndimit pjesërisht të pushtuar nga Turqia, ku xhihadistët enden të lirë; verilindja e qeverisur nga kurdët, jashtëzakonisht armiqësorë ndaj Damaskut; dhe qendra dhe jugu të kontrolluar kryesisht nga regjimi. Njerëzit e saj mbeten në rrezik të vazhdueshëm.
“Siria sot është një qark me shumë unaza, ku forcat e armatosura nga Turqia, ShBA-ja, Rusia dhe Irani përfshihen në konflikt klandestin, pa asnjë objektiv të qartë”, raportoi Charles Glass nga Damasku, korrespondent veteran amerikan. Në këtë listë mund të shtohen edhe Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
Ftesa e pakushtëzuar e Ligës Arabe e injoron këtë realitet të frikshëm. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përsëriti pikëpamjen perëndimore – bazuar në një rezolutë të OKB-së të vitit 2015 – se tranzicioni paqësor që përfshin zgjedhjet e lira dhe largimin e Assadit është “zgjidhja e vetme e zbatueshme për t’i dhënë fund konfliktit”. Tingëllon mirë – përveçse më shumë është mendim i dëshiruar.
Zbutja Iran-Arabi duhet të trajtohet gjithashtu në mënyrë skeptike. Mullahët e përjashtuar ndërkombëtarisht dhe të fyer përbrenda Iranit, janë të përcaktuar për atë që duan. Sjellja e tyre përçarëse nuk do të ndryshojë. Nga ana e vet, Riadi dëshiron të shmang përfshirjen në një luftë të plotë me Teheranin – nëse Izraeli do t’i sulmonte lokacionet bërthamore të Iranit. Ajo nuk i beson më ShBA-së se do ta mbrojë.
Sauditët gjithashtu i shikojnë shtrembër protestat kundër hixhabit dhe kundër krizës ekonomike të cilat prej muajsh kanë tronditur Iranin. Duke u munguar vetë atyre legjitimiteti demokratik, ata i frikësohen kryengritjes. Zbutja Iran-Arabi është krijuar për t’i forcuar sundimtarët. Nuk do të bëjë asgjë, në asnjërin vend, për ta çuar përpara drejtësinë dhe barazinë tek ata që sundojnë. Sidoqoftë, duket shumë fantastike ideja se rivalitetet e rrënjosura historike dhe fetare mund të shtypen me sukses për një kohë të gjatë.
Është gjithsesi për t’u befasuar se këto zhvillime po ndodhin në mënyrë të pavarur dhe në kundërshtim me mbrojtësen prej kohësh të sauditëve, ShBA-në, si dhe me Evropën – dhe me Britaninë post-perandorake, të reduktuar deri në përjashtim. Ky evolucion, duke shënuar thyerje të rëndësishme të rendit botëror të udhëhequr nga Perëndimi – që pas vitit 1945 – është pjesë e një zhvendosjeje të pushtetit drejt Lindjes.
Krahas katastrofës në Siri, dështimi i fuqive perëndimore për ta ruajtur marrëveshjen bërthamore me Iranin e ka minuar më tej besueshmërinë rajonale. Si gjithmonë, Iraku paraqet një trashëgimi toksike. Dhe, pastaj është dështimi i tyre më i gjatë – premtimi i paplotësuar për shtetësinë palestineze.
Vuajtjet e civilëve palestinezë janë intensifikuar teksa Izraeli, i pagjykuar nga qeveritë arabe apo nga Perëndimi, është përshkuar nga e djathta ekstreme. Bregu Perëndimor këtë vit ka parë më shumë se 100 vrasje nga forcat e sigurisë. Një zemërim tjetër, ndër shumë të tjerë: fundjavën e kaluar u shkatërrua një shkollë fillore palestineze e financuar nga BE-ja; 58 të tjera kërcënohen me shembje.
Ndërkohë, dhuna e ripërtërirë përkitazi me Gazën, po merr më shumë jetë të pafajshme – kryesisht palestineze. Megjithatë, shumë politikanë, media dhe komentatorë perëndimorë sillen sikur kjo nuk po ndodh. Kjo është ajo që realisht do të thotë normalizim në Lindjen e Mesme. Vrasja e civilëve është bërë rutinë.
Liderët arabë nuk janë hiç më të mirë. Interesi vetjak dhe narcisizmi edhe ata i verbon ndaj ë mirës së përbashkët të njerëzimit. Viktimat e Assadit, gratë protestuese të Iranit dhe palestinezët e shtypur nuk mund të presin asnjë ndihmë nga kjo qasje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Trump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025