LAJMI I FUNDIT:

Limaj thotë se NISMA po fuqizohet në Dukagjin

Limaj thotë se NISMA po fuqizohet në Dukagjin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në Pejë ku ka takuar struktura dhe simpatizantë të Nismës në këtë qytet.

Fillimisht, Limaj i ka shprehur mirënjohje të gjithë atyre që kanë besuar në projektin e Nismës Socialdemokrate Ka thënë se para pesë viteve kanë qenë të bindur se vendi ka nevoje për një parti politike, e cila ofron dhe bashkon njerëz. Partia të cilën ai e drejton, ka thënë se nuk e do votën e mashtrimit e sharjes.

Ai ka thënë se degët e Nismës në Dukagjin duhet të kenë bashkëpunim edhe më të ngushtë për të shtrire dhe rritur frymën e Nismës në këtë pjesë të vendit.


“Ne do të jemi zëri i atyre që nuk i mbron askush. Që nuk flet kush për ta. Ne jemi zëdhënës të nënave vetushqyese. Ne kemi hyrë në reformë të ligjit për lehonat. Ne duam familjet në asistence sociale të mos ndihen si lypsarë, por që shteti ka për obligim të kujdeset për ta që s’kanë mundësi të punojnë. Ne do të jemi të angazhuar për qindra – mijëra baballarë që kanë dhënë djersën e tyre që kanë pensione jo të dinjitetshme. Prandaj i kemi hyre reformës pensionale”, ka shtuar Limaj.

Sa i përket arsimit, kreu i Nismës ka thënë se kjo parti dëshiron  që djemtë dhe vajzat të kenë një edukim ndryshe siç ka qenë.

“Ne po përpiqemi që hap pas hapi ta shtyjmë një fryme tjetër të arsimit. Ne jemi angazhuar që në  sa më shumë qytete e fshatra t’u ndihmojmë prindërve në edukimin e fëmijëve që nga hapat e parë. Problemet e shumta të trashëguara në arsim, por ajo që mund të sigurojmë është se kemi nis t’i bëjmë  hapat që është deshtë moti. Ne kemi filluar që për herë të parë biznesi i Kosovës të mos e ndjej veten të anashkaluar. Ne kemi dhënë shenja se po bëhemi shtet duke filluar që t’i trajtojmë vendet rreth nesh ashtu siç na trajtojnë. Kosova nuk mund të trajtohet ndryshe përveç me respekt. Reciprocitet për të gjitha vendet. Kjo nuk është politikë me rrah gjoks, por për të treguar sa serioz dhe jemi të vendosur për të ndërtuar një shtet të mirëfillte”, ka theksuar Limaj.

Kryetari i degës së Nismës në Pejë, Gëzon Berisha, tha se Nisma po rritet në Pejë dhe Dukagjin dhe këtë nuk ka forcë që e ndalë. Ai tha se Nisma tanimë është shtrirë pothuajse në çdo lagje e fshat të Pejës duke numëruar afro 30 nëndegë. Berisha ka falënderuar kryetarin e Nismës për përkrahjen që në vazhdimësi i ka dhënë degës së kësaj partie në Pejë.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori