LAJMI I FUNDIT:

Limaj për ndalimin e zyrtarëve serbë të Qeverisë së Kosovës: BE të mos tolerojë sjelljet e tilla të Serbisë

Limaj për ndalimin e zyrtarëve serbë të Qeverisë së Kosovës: BE të mos tolerojë sjelljet e tilla të Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, ka reaguar pas ndalimit të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës në vendkalimin kufitar të Dheu i Bardhë.

Limaj ka thënë se Serbia po vazhdon avazin e vjetër, duke maltretuar e keqtrajtuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Limajt:


“Serbia po vazhdon me avazin e vjetër, duke keqtrajtuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Ndalimi i sotëm i Srdjan Jovanoviqit dhe Srecko Spasiqit, këshilltarë në Qeverinë e Kosovës, në vendkalimin kufitar te “Dheu i Bardhë” shpërfaq edhe njëherë tjetër tendencën dhe qëllimin e Serbisë për ta penguar integrimin e serbëve në Kosovë.

Ky nuk është rasti i vetëm dhe i izoluar, sepse autoritetet në Serbi po duan t’i frikësojnë dhe shantazhojnë qytetarët serbë për të marrë përgjegjësi në institucionet e Kosovës. Është e papranueshme nga një vend kandidat për t’u integruar në BE, të provokojë dhe të sillet në këtë formë. BE duhet të reagojë dhe të mos toleroje sjellje të tilla”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Kalo në kategori