LAJMI I FUNDIT:

Limaj për Blerim Kuçin: U intervistua nga UÇK-ja

Limaj për Blerim Kuçin: U intervistua nga UÇK-ja

Blerim Kuçi është ende në burg, ndërsa për ndërlidhjen e tij me UÇK-në ka folur ish ministri i transportit Fatmir Limaj.

Ai ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të pyetet për Blerim Kuçin dhe të kaluarën e tij në UÇK. Në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, siç transmeton Indeksonline, Limaj ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e ka intervistuar Kuçin për veprimtarinë e tij gjatë vitit 1998-98, por nuk ka dashur të flasë për burgimin e Kuçit në Kleçkë.

“Blerim Kuçi ka qenë në Suharekë dhe kjo ka qenë veprimtaria e tij dhe asgjë më tepër”, është shprehur Limaj. I pyetur se pse ka qëndruar në Kleçkë Blerim Kuçi gjatë vitit 1999, Limaj ka thënë se për këtë duhet pyetur ish-shefin e Shtabit të UÇK-së. “Duhet të pyetet Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili jo vetëm prej Blerimit, por prej secilit ka kërkuar sqarime për çdo veprimtari apo angazhim në kohën e luftës, sepse organi më i lartë në atë kohë ka qenë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kështu që shumë më mirë do të ishte ta pyesni ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të asaj kohe”.

Duke folur për vitet 1998-99, Limaj ka thënë se ai bashkë me Blerim Kuçin kanë krijuar bazat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka theksuar se akuzat e ngritura nga EULEX-i kanë për qëllim eliminimin politik të tij dhe Kuçit. “Unë përsëri po them se Blerim Kuçi në atë kohë është thirrur në Shtabin e Përgjithshëm dhe Shtabi i Përgjithshëm ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me të për të sqaruar zhvillimet e caktuara në atë kohë lufte dhe, përsëri po them, adresa më e mirë në këtë drejtim është Shtabi i Përgjithshëm. Ajo që mund të them në këtë rast është se unë, Blerimi dhe disa shokë të tjerë kemi qenë në bazat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin ‘98 në zonën e Pashtrikut”.


Sipas Limajt, disa ndërkombëtarë janë duke tentuar që ta eliminojnë politikisht Kuçin dhe atë. Ai nuk ka dashur të flasë për dëshmitarin “X”, në bazë të dëshmisë së të cilit është bazuar edhe hetimi i EULEX-it kundër tij. Limaj po ashtu nuk ka dashur të komentojë për një letër që është gjetur në shtëpinë e tij, për gjendjen psikike të dëshmitarit “X”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga kush frikësoheshin ushtarët e UÇK-së gjatë stërvitjeve në Shqipëri? - Rrëfehet ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Nga kush frikësoheshin ushtarët e UÇK-së gjatë stërvitjeve në Shqipëri? - Rrëfehet ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Lajme
A kishte mundësi UÇK-ja ta fitonte luftën pa NATO-n, kështu mendon Maqedonci

A kishte mundësi UÇK-ja ta fitonte luftën pa NATO-n, kështu mendon Maqedonci

Lajme
Kurti darkë pune me zyrtarin e lartë të DASH: SHBA, aleati ynë i palëkundur – Kosova është partnere e besueshme

Kurti darkë pune me zyrtarin e lartë të DASH: SHBA, aleati ynë i palëkundur – Kosova është partnere e besueshme

Lajme
Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak - do ndërtoj sërish

Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak - do ndërtoj sërish

Lajme
Vdiq sot në një hotel në Kavajë, Daum deklaronte: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve, se i Gjermanisë

Vdiq sot në një hotel në Kavajë, Daum deklaronte: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve, se i Gjermanisë

Lajme

"Ndërtuan një fshat të tërë në mes të Thethit", Rama i kundërpërgjigjet prokurores Elsa Gjeli

Lajme
Kalo në kategori