LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Demonstrata studentore shënoi kthesën e madhe të popullit tonë për liri e pavarësi

Limaj: Demonstrata studentore shënoi kthesën e madhe të popullit tonë për liri e pavarësi
Foto: Arkiv

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar demonstratat studentore të 11 marsit 1981.

Limaj thotë se demonstratat studentore shënuan kthesën e madhe në përpjekjet e popullit për liri e pavarësi.

“Sot u bën 40 vjet nga organizimi i demonstratave studentore të vitit 1981, ku mijëra studentë anekënd vendit, profesorë universitarë dhe qytetarë të shumtë zgjodhën rrugën e protestës kundër shtypjes që u bëhej nga regjimi i asaj kohe, si dhe për të kërkuar avancimin e statusit politik të Kosovës nga autonomia në Republikë. Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 dhe demonstratat e mëvonshme të atij viti shënuan kthesën e madhe në përpjekjet e popullit tonë për liri e pavarësi. Në këtë ditë të rëndësishme, ne kujtojmë dhe nderojmë me sinqeritetin më të madh të gjithë ata protestues, të cilët me vendosmëri dhe guxim të lartë artikuluan të drejtën e qytetarëve të Kosovës për Republikë”, thotë Limaj. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Lajme
Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Lajme
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Lajme
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Lajme
Zjarr në një fushë në Prapashticë – vdes një person

Zjarr në një fushë në Prapashticë – vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori