LAJMI I FUNDIT:

Lille shokon Real Madridin: Edon Zhegrova vendimtar në fitoren e francezëve

Lille shokon Real Madridin: Edon Zhegrova vendimtar në fitoren e francezëve

Real Madridi ka pësuar humbje 1-0 në udhëtim te Lille në kuadër të rrethit të dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Vinicius Junior kishte një mundësi të artë shënimi, por portieri Lucas Chevalier bëri një pritje fantastike.

Endrick (19’) kishte po ashtu një mundësi të mirë shënimi, por Chevalier sërish në rolin e heroit.


Jonathan Davies nuk ia doli të mposhte Andriy Lunin nga afërisa, me ukrainasin që ishte shumë i vëmendshëm.

Por, në minutën e 45+3-të, Edon Zhegrova fitoi penallti për Lillen, me David që ishte i saktë nga pika e bardhë për rezultatin 1-0.

Në minutën e 54-të, Zhegrova lëshoi një goditje fantastike, ndërsa vetëm fati nuk ishte në anën e tij që ta mposhtet Luninin.

Edhe David tentoi përsëri, por që as gjuajtja e tij  në minutën e 65-të nuk ia doli ta befasonte gardianin ukrainas.

Antonio Rudiger kishte dy super gjuajtje në minutën e 86-të, por as këto nuk e mposhtën Chevalierin.

Real Madridi mbetet në kuotën e tri pikëve, ndërsa në rrethin e tretë do të përballet me Dortmundin, derisa Lille i Zhegrovës takohet me Atletico Madridin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Kalo në kategori