Kryevepra e Billy Wilder-it ka kryesuar në anketën e 100 komedive më të mëdha në kinematografi, të realizuar nga BBC Culture, transmeton Telegrafi. Nicholas Barber jep arsyet pse.
Më 1958, Tony Curtis ishte në një ndejë të Hollivudit, kur Billy Wilder e tërheq mënjanë. Wilder po planifikonte një film për dy muzikantë që vishen si gra, për t’iu bashkuar një grupi të vajzave. I kërkoi Curtis-it të luante njërin nga muzikantët. Curtis ishte i lumtur, por s’ishte i sigurt përse një regjisor dhe skenarist i nderuar e kërkonte atë. “Je djaloshi më i bukur në qytet”, tha Wilder. “Kë tjetër ta përdor?”
Kryevepra e shkëlqyeshme e Wilder-it nuk përdor vetëm fëmijën më të bukur në qytet (dhe një aktor shumë të mirë, si pikënisje), por edhe seks-simbolin më rrezatues, Marilyn Monroe, dhe një nga komikët më të zotët, Jack Lemmon. Filmi ka gjithashtu një mori të bukurosheve, një turmë të ligë mafiozësh, një mjedis joshës bregdetar dhe një përzgjedhje interesante të këngëve.
Filmi është e strukturuar në mënyrë të përpiktë, sa që kalon nga çasti në çaste me elegancën e patinazhit olimpik, ndërsa përdor një skenar të përkryer – të shkruar nga Wilder dhe IAL Diamond – ku çdo rresht përfshin ose një shaka, një kuptim të dyfishtë ose një aludimi te një rresht diku tjetër në film.
Ka diçka më shumë te “Some Like It Hot” (Dikush e pëlqen të ngrohtë). Si një komedi romantike, një film miqsh, i krimit dhe muzikës, është një himn për tolerancën dhe pranimin e transformimit. Është një himn që duhet ta dëgjojmë tani më shumë se kurrë.
Wilder u inspirua nga një farsë franceze, “Fanfare d’amour” (1935), dhe përpunimi i tij gjermanisht, “Fanfaren der Liebe” (1951). Heronjtë e tij janë Joe (Curtis) dhe Jerry (Lemmon), një saksofonist dhe një kontrabasist që jetonin në Çikago kur më 1929 bëhen dëshmitarë të Masakrën së Ditës së Shën Valentinit.
Për të shmangur gangsterin më të pamëshirshëm në qytet, Spats Colombo (George Raft), ata maskohen si Josephine dhe Daphne (“Unë kurrë s’e kam pëlqyer emrin Geraldine,” shpjegon Jerry), që të mund të fshihen në një hotel në Floridë, për tri javë, me orkestrën e xhazit të përbërë nga femrat, të quajtur “Sweet Sue’s Society Syncopators”. Në tren, që të dy ata pushtohen nga interpretuesja e ukuleles, Sugar Kane (Monroe). Ajo i thotë Joe/Josephine-s se shpreson të josh një milioner në Floridë, kështu që kur grupi mbërrin në Hotelin “Seminole-Ritz”, ai kalon në një tjetër maskim. Me vjedhjen e disa rrobave nga menaxheri i grupit dhe të theksit nga Cary Grant, e bën veten Junior – trashëgimtar të pasurisë së Shell Oil-it.
Në një nga kthesat e shumta në film, Sugar e takon Juniorin në plazh, por ai s’e hedh veten tek ajo. Ai luan për të fituar. Sugar i thotë se grupi i saj është i specializuar në xhazin e nxehtë, por ai ankohet: “Epo, mendoj se disa e duan të nxehtë. Por, personalisht e preferoj muzikën klasike.” Pastaj ajo i thotë se ka “kaluar tri vjet në Konservatorin e Muzikës në Sheboygan” – një pretendim që e dëgjoi nga Joe/Josephine natën e kaluar. “Shkollë e mirë”, murmuron Joe/Junior. Sugar, kupton ai, është po aq e aftë të gënjejë sa edhe ai.
Ndërkohë, Jerry/Daphne është joshur për të dalë me një manjat të vjetër dhe të shkurtë, Osgood (Joe E. Brown) dhe mbrëmja e tyre merr një kthesë tjetër: në mëngjes Jerry, i gëzuar, i thotë mikut Joe se ai dhe Osgood janë fejuar. Joe proteston se ka “ligje, konventa” që duhet të respektohen. Por, kur Jerry më në fund ia pranon të fejuarit të tij se është mashkull, Osgood përgjigjet me thënien e fundit shembullore të filmit: “Epo, askush s’është i përsosur”.
Në përgjithësi, “Some Like It Hot” është historia e njerëzve që gënjejnë dhe mashtrojnë që të çojnë njerëzit e tjerë në shtrat ose të përfitojnë paratë e tyre. Wilder ka një reputacion për filma të errët dhe cinikë (kujto “Sunset Boulevard” dhe “Double Indemnity”), dhe “Some Like It Hot” mund jetë një nga ta. Por, ka aq shumë ngrohtësi sa e çon lart shikuesin – si një tullumbace me ajër të nxehtë. Në vend që të dënojë antiheronjtë e paskrupullt, i respekton dhe i pëlqen në mënyrën që duket radikale për vitin 1959 dhe më radikale gjashtë dekada më vonë.
Imagjinoni se si skenari i filmit do të trajtohej në një komedi të Hollivudit sot. Joe dhe Jerry do të dënoheshin për mashtrimin e tyre. Sugar do ta largonte Joe-n. Ai do të duhej të kërkonte falje dhe shikuesi do të duhej të kalonte nëpër montazhin e mjerimit të tyre të përbashkët para se ajo ta falte. Ai dhe Jerry pastaj do të përdornin talentin e tyre për maskim për të marrë dëshminë e pranimit të fajit nga Spats Colombo. Dhe, natyrisht, heteroseksualiteti i Jerry-t dhe Osgood-it do të riafirmohej.
“Some Like It Hot” është shumë pluskues për të rënë poshtë me rregullat e tilla. Kur Sugar mëson se Joe e ka mashtruar, ajo shkon drejt e në krahët e tij. Kur Osgood mëson se Jerry ishte duke mashtruar, ai nuk e dridh qerpikun. Mesazhi është se s’ka asgjë të keqe kur shtireni. Eksperimentimi me një identitet të ri mund t’ju ndihmojë të bëheni një person më i mirë dhe më i lumtur. Kjo mund t’ju ndihmojë të mbijetoni. Dhe, nëse je me fat, do të gjesh dikë që të pranon sido që të jesh – i përsosur ose jo.
Tekefundit, disa nga akterët e filmit kanë rizbuluar veten si këto karaktere: emigrojnë nga Gjermania (në rastin e Wilder-it) dhe Rumania (në rastin e Diamond-it), duke u distancuar nga e kaluara e tyre në shtëpitë kaliforniane (rasti Monroe) dhe në rrugë e Bronksit (rasti Curtis). Një farsë për dy veta që veshin rroba femrash duke ikur nga mafia e kohës së prohibicionit, “Some Like It Hot” është një film personal, madje edhe gjysmë-autobiografik.
Shikoni sërish skenën e plazhit ku janë Joe dhe Sugar. Ishte shkruar nga dy burra të cilët dikur u quajtën Samuel Wilder dhe Itec Domnici, dhe që luhen nga një burrë dhe një grua që dikur quheshin Bernie Schwartz dhe Norma Jeane Mortenson. Schwartz, i cili riemërtoi veten Tony Curtis, po luan Joe-n i cili pretendon të jetë Junior, duke përdorur zanoret e Cary Grant-it i cili dikur u quajt Archibald Leach. Mortenson, e cila e riemërtoi veten Marilyn Monroe, po luan Sugar Kowalczyk-in, e cila e riemërtoi veten në Sugar Kane dhe e cila përdoret fjalët e Joe-t kur pretendonte se ishte Josephine. As në “Natën e dymbëdhjetë” (William Shakespeare) e as në “Rëndësinë e të qënit Ernest” (Oscar Wilde) nuk kishte lojë të tillë me identitete e personazhe. Emrat, gjinitë, renditjet shoqërore… të gjithat mund të ndryshojnë te “Some Like it Hot”. Është mënyrë amerikane.
Në kujtimet e Curtis-it në lidhje me të bërit e filmit, ai konfirmon se Wilder dhe Diamond e futën këtë temë në titull: “Njerëzit”, thoshte ai, “mund të jenë po aq fluidë sa këngët pop të viteve 1920, të cilat u interpretuan në stile të ndryshme – të ëmbla ose të nxehta – sipas preferencës së audiencës. Ky koncept ishte i rëndësishëm për filmin tonë”, shkruan Curtis. “Një person mund të jetë më shumë se një gjë, varësisht nga koha, vendit, apo çfarëdo qoftë. Ëmbël ose nxehtë.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme