Ligji për Pagën Minimale nuk ka shkuar ende për dekretim në Presidencën e Kosovës.
Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina duke shtuar se janë duke u shqyrtuar të gjitha shqetësimet dhe kërkesat në përputhje me kompetencat kushtetuese.
“Ligji për Pagën Minimale nuk ka ardhur ende në Presidencë. Kuvendi i Republikës së Kosovës, zakonisht nuk i sjell ligjet në Presidencë pa kaluar 8 ditë, sepse ky është afati brenda të cilit 10 deputetë mund ta dërgojnë ligjin në Gjykatë Kushtetuese”, konfirmon Kupina.
“Janë duke u shqyrtuar të gjitha shqetësimet dhe kërkesat, në përputhje me kompetencat kushtetuese e ligjore të Presidentes”, shton ai.
Në fillim të javës, përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas takimit me presidenten Osmani thanë se do të shikojnë të gjitha rrugët ligjore që të parandalojnë hyrjen në fuqi të këtij ligji.
“I dini qëndrimet e OVL e UÇK-së. Qëndrimi i përbashkët i joni është që të mbajmë protestë të bllokojmë tutje punët e Parlamentit. I thamë çfarë kishim për t’ thënë presidentes dhe i bëmë kërkesë që mos ta nënshkruaj një ligj të tillë i cili i diskriminon veteranët e luftës. Besoj që edhe në përputhje me ligjet për këto kategori ka plotë shkelje dhe ne i thamë që do t’i shfrytëzojmë të gjitha kompetencat si dhe do të bllokojmë punën e Kuvendit”, ka thënë kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari.
Po ashtu, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi i ka bërë thirrje presidentes Osmani që mos ta dekretojë Ligjin për Pagën Minimale.
“Nuk është përfill vendimi i komisionit te grupit parlamentar për buxhet dhe financa, i cili i ka propozua Parlamentit të Kosovës, që paga minimale për vitin 2023 të jetë 450 euro, kurse për vitin 2024 të jetë 100 euro”, thuhet në njërën nga pikat e letrës dërguar Presidencës.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri është shprehur se po mendohet që Ligji për Pagën Minimale të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Po e them për herë të parë që jemi duke menduar seriozisht që Ligjin për Pagën Minimale me u dërguar në Gjykatën Kushtetuese, jemi duke punuar i kemi nënshkrimet pa ndihmën e PDK-së e LDK-së, është mashtrim me i thënë dikujt që paga minimale është 264 euro”, është shprehur Tahiri.
Të enjten e 13 korrikut, Ligji për Pagën Minimale morri 60 vota për e një abstenim. Në parim për herë të parë ky Ligj ishte miratuar me 14 qershor 2022, por që më vonë shqyrtimi i këtij dokumenti u pezullua nën arsyetimin se po synohej konsensusi veçmas me veteranët e UÇK-së, që Projektligji nuk ua garanton pensionin në masën e pagës minimale e që me këtë ligj të ri parashihet të jetë 264 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje