Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka pranuar tridhjetë kërkesa nga kompani për të marrë statusin e investitorit strategjik. Prej këtyre kërkesave janë shqyrtuar dymbëdhjetë, kurse në procedurë janë edhe gjashtë të tjera, ka konfirmuar ministri Vesel Krasniqi
Krasniqi ka sqaruar se këto gjashtë aplikime janë duke u trajtuar nga grupi i ekspertëve.
“Për shkak të vakuumeve institucionale unë kur kam marr detyrën i kam gjetur 30 kërkesa të investitorëve strategjik dhe që në javën e parë kam bërë kërkesën te kryeministri Hoti për me e formuar komisionin ndër ministror, dhe është formuar dhe nga ajo ditë ne 12 kërkesa veç i kemi trajtuar dhe disa janë në procedura dhe disa sikur ajo në fjalë që presim të futet në rend të ditës dhe të kalojë. I kemi edhe 6 të tjera që janë në grupin operacional që janë duke u trajtuar nga ekipi e ekspertëve dhe besoj javën tjetër do të kemi në kuadër të komisionit për t’i trajtuar këto 6 investitor strategjik dhe besoj që do tu jepet leja për me vazhduar për miratim nga Qeveria e Kosovës”, tha Krasniqi, për Ekonomia Online.
Ai më tutje është shprehur se Ligji për Investime Strategjike skadon në dhjetor të këtij viti, dhe tashmë kanë filluar punën për plotësim-ndryshimin e këtij ligji cili do të të ketë benifite më të mëdha.
“Ligji për Investime Strategjike, në fund të dhjetorit i skadon mandati dhe ne kemi ngritur komisionin ndërministror dhe ekipet dhe tash më e kemi si draft në dëgjim publik, i cili ligj do të ketë benifite shumë më të mëdha se sa ligji aktual”, tha ai.
Krasniqi ka komentuar edhe Marrëveshjen e Washingtonit, ku sipas tij efektet dhe investimet prej 1.2 miliardëve do të ndikojnë drejtpërdrejtë në ekonomi dhe turizëm.
“Unë konsideroj që ne kemi një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, dhe ajo marrëveshje ka qenë për zhvillim ekonomik e cila edhe Kosova përfiton diku prej 1.2 miliard e cila vlerë është orientuar kryesisht në hekurudha, energjetik në rrugë pastaj edhe në turizëm dhe konsideroj që janë vlera të mëdha të cilat drejtpërdrejtë do të ndikonin në rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit tonë dhe vendeve fqinj”, komentoi Krasniqi.
Ai ka shpalosur edhe disa nga planet që kanë si ministri, ku në fokus kanë dhënien e subvencioneve prr kompanitë.
“Ne si ministri e Industrisë dhe Tregtisë, me fondet tona dhe buxhetin tonë, ne kemi marr disa masa për ti ofruar subvencione dhe grante kështu që ne tash pas marrjes së mandatit ne kemi dhënë për makineri, certifikim të transportit për teknologji po ashtu jemi në fazën e shqyrtimit të kërkesave për të dhënë subvencion dhe grante për gratë ndërmarrëse, dhe jemi në fazën përfundimtare ku me Bankën Botërore do të bëjmë një shpallje ku do të kenë mundësi të përfitojnë shumë biznese në këto fusha”, shpalos ai.
Çështja e cilësisë së derivateve dhe poashtu cilësia e produkteve ushqimore ka qenë problematike në vendin tonë dhe për këtë i pari i MTI-së, Vesel Krasniqi ka treguar se në inspektimet në teren kanë vërejtur edhe parregullsi.
“Nga marrja e detyrës, unë shpeshherë kam dal në teren mandej edhe në pjesën veriore kam marr mostra të derivateve ku për herë të parë një ministër ka mujt me dal dhe me marr mostra në bizneset që janë të komunitetit serb, dhe gjitha këto kanë rezultuar që në bazë të parametrave që i parasheh ligji por për shkak të shumë ankesave që kemi prej qytetarëve kemi hasur në parregullësi të shumta dhe së bashku me Inspektoratin dhe Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës. Kemi ardhur në përfundim që ta nxjerrim një përfundim për ndalimin e vajit të pallmës, pas kësaj ne kemi bërë analiza dhe tani kemi dal në teren dhe kemi hasur shumë prej llojeve të djathërave dhe ka përmbajtje të vajit të pallmës e që është në kundërshtim me ligjin dhe gjitha normat kështu që ne kemi konfiskuar artikuj të tillë dhe ndaj bizneseve që kanë bërë mashtrime të tilla do të merren të gjitha masat që parashihen me ligjin në fuqi”, ka treguar ai.
Tutje ministri Krasniqi ka paralajmëruar edhe padi ndaj bizneseve që nuk kanë respektuar ligjet në fuqi dhe gjoba sipas vendimit të gjykatës.
“Është një numër i konsiderueshëm i bizneseve që kemi hasur në parregullsi, dhe për këto biznese do të procedohen në gjykata dhe gjykata do të vendos për vlerën apo shumë e gjobës”, ka përfunduar Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-380x233.jpg)
Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-380x233.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-780x439.jpg)
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht