Ligji për gjuhët pritet ta dominojë fushatën zgjedhore në Maqedoni

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka paralajmëruar fillimin e bisedimeve me të gjitha institucionet dhe partitë politike për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, lidhur me raportin e Komisionit të Venecias për Ligjin e gjuhëve.
Vërejtjet e ekspertëve të këtij Komisioni kanë të bëjnë, me siç thuhet, “vështirësitë që do të shkaktojnë dispozitat e tij në procedurat gjyqësore”, por edhe në komunikimin ndërinstitucional dhe të brendshëm mes shërbyesve administrativë dhe atyre civilë, duke rekomanduar që gjuha shqipe të kufizohet në komunikim zyrtar të shkruar.
“Deri në fund të javës do të realizoj takime mes institucioneve adekuate që të mund të harmonizojmë qëndrimet lidhur me vërejtjet e Komisionit të Venecias…Duhet të punojmë për forcimin e kapaciteteve të institucioneve që zgjidhja vërtetë të marrë formën bazuar në rekomandimet e Komisionit”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, duke komentuar më pas edhe paralajmërimin e opozitës për dorëzimin e amendamenteve për ndryshimin e Ligjit për gjuhët në përputhje me vërejtjet e Komisionit të Venecias.
“Opozita është një korrektues i rëndësishëm i proceseve. Nëse vërejtjet e tyre janë në drejtim të avancimit të projektit ‘Një shoqëri për të gjithë’, atëherë unë konsideroj se mund të debatojmë dhe të marrim parasysh vërejtjet e sugjerimet që mund të vijnë nga ana e tyre”, është shprehur kryeministri Zaev.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) fillimisht doli me qëndrimin se Ligji për gjuhët nuk mund të ndryshojë, pasi sipas kësaj partie, që është pjesë e qeverisë, Maqedonia e Veriut do të kthehej në periudhën e para Marrëveshjes së Ohrit apo para konfliktit të vitit 2001. Por, tani nga kjo parti beson që përmes konsensusit ta kapërcejnë edhe këtë sfidë.
“Besoj se edhe në këtë fushë ne do të ndërtojmë një konsensus të përbashkët, të pranueshëm për të gjithë, një zgjidhje kjo që do të na bëjë me të fortë dhe krenar. Me këtë ne do të bëhemi shembull për zgjidhjen e problemeve përmes bisedimeve, kompromiseve dhe qasjeve pozitive”, ka deklaruar Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Raporti i Komisionit të Venecias ndërkohë ka nxitur reagime e opinione të ndryshme, që sipas disa njohësve të çështjeve politike, ka ardhur në kohën që ndoshta partive më së shumti i konvenon për shkak të shfrytëzimit të tij për fushatë parazgjedhore.
Analisti Petar Arsovski thotë se pavarësisht se partitë tani shprehin gatishmëri për të nisur konsultimet, kjo çështje nuk do të zgjidhet, por e gjithë periudha deri në ditën e zgjedhjeve më 12 prill do të shfrytëzohet për përplasje politike dhe rrjedhimisht për fitimin e poenëve politikë.
“Unë mendoj se nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë të kësaj çështjeje. Partitë nuk do të heqin dorë nga qëndrimet e tyre. Tensionet do të vazhdojnë me atë se secila parti do të mbrojë qëndrimin e saj. Kështu do të ndodhë deri pas zgjedhjeve, që problemi t’i lihet për zgjidhje koalicionit të ardhshëm qeveritar. Pra, raporti i Komisionit të Venecias do të shfrytëzohet deri në maksimum nga partitë tani në prag të zgjedhjeve”, thotë Arsovski.
Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin rregullohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, është miratuar më 14 mars të vitit 2018 dhe me të parashihet përdorimi i plotë të gjuhës shqipe, apo siç thuhet i gjuhës që e flasin më shumë se 20 për qind e popullatës, ndryshe nga maqedonishtja, si në qeveri, kuvend, organet e pushtetit gjyqësor dhe administratën publike, si në të folur ashtu edhe në të shkruar, që nënkupton të gjitha tabelat dhe mbishkrimet do të jenë në dy gjuhë./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët