LAJMI I FUNDIT:

Ligjet themelore të budallallëkut njerëzor

Ligjet themelore të budallallëkut njerëzor

Nga: Carlo M. Cipolla
Përktheu Eliana Pilika

Ligji i Parë Themelor i budallallëkut njerëzor ngulmon pa asnjë dyshim te fakti që: Gjithmonë e në mënyrë të pashmangshme secili prej nesh nënvleftëson numrin e individëve budallenj që ndodhen në qarkullim.

Në pamjen e parë ky pohim mund të duket pak banal, apo tepër i qartë, apo ca si meskin, apo të treja së bashku. Megjithatë, po të shihet më me vëmendje kuptohet plotësisht vërtetësia e tij. Të ndalemi pak. Sado që të mendojmë se numri i budallenjve është shumë i madh, mbetemi gjithmonë në mënyrë të pashmangshme të çuditur nga fakti që:


a) njerëz që në të kaluarën i kemi gjykuar racionalë dhe inteligjentë, papritur tregohen pa asnjë pikë dyshimi budallenj të pandreqshëm;

b) ditë për ditë, me një monotoni të pandërprerë, ndjehemi të penguar dhe të dëmtuar në veprimtarinë tonë të përditshme nga individë budallenj kokë ngjeshur që në befasi, pa pritur e pa kujtuar na dalin përpara në vendet e në momentet më të papërshtatshme.

Në trend Kultura

Më shumë
TË BIRTË E SHEKULLIT TË RI

TË BIRTË E SHEKULLIT TË RI

Poezi
NJERËZ

NJERËZ

Poezi
O MBINJERI

O MBINJERI

Poezi
LUFTA DHE ARTI

LUFTA DHE ARTI

Poezi
QYTET’I IM

QYTET’I IM

Fjala+
DRITA DHE FILLI

DRITA DHE FILLI

Kalo në kategori