LAJMI I FUNDIT:

Ligjet e Qeverisë Kurti të kontestuara nga opozita, 14 prej tyre përfunduan në Gjykatën Kushtetuese

Ligjet e Qeverisë Kurti të kontestuara nga opozita, 14 prej tyre përfunduan në Gjykatën Kushtetuese

Që nga viti 2021 e deri më tani, katërmbëdhjetë ligje të Qeverisë Kurti kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Vlerësimin për kushtetutshmërinë e disa ligjeve e kërkuan subjektet opozitare (PDK, LDK dhe AAK), Avokati i Popullit dhe Komuna e Prizrenit.

Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, ka konfirmuar për Telegrafin se Gjykata Kushtetuese tashmë ka marrë vendime për nëntë ligje.

Dula ka bërë të ditur se disa nga ligjet që janë shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese përfshijnë Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale dhe Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore, si dhe disa ligje të tjera.


Ligjet e dërguara në Gjykatën Kushtetuese:

i) KO100/22 dhe KO101/22 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë Ligjit nr.08/ L-136 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Parashtrues ishin dymbëdhjetë deputetë të Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe dymbëdhjetë deputetë të Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

ii) KO173/22 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

Parashtrues ishin dhjetë  deputetë të Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

iii) KO216/22 dhe KO220/22 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë.

Parashtrues ishin njëmbëdhjetë deputetë të Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës dhe dhjetë deputetë të Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

iv) KO46/23 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Parashtrues ishte Abelard Tahiri dhe nëntë deputetë tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

v) KO79/23 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik.

Parashtrues ishte institucioni i Avokatit të Popullit.

vi) KO158/23 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr.08/L-142 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale dhe Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore.

Parashtrues ishte Besnik Tahiri dhe nëntë deputetë tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

vii) KO177/23 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit NR.06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Parashtrues ishte Komuna e Prizrenit.

viii) KO232/23 dhe KO233/23 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr. 08/L-180, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Parashtrues ishte Abelard Tahiri dhe dhjetë (deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,  po ashtu Besian Mustafa dhe dhjetë  deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

ix) KO248/23 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr. 08/L-209 për Investime të Qëndrueshme.

Parashtrues ishte  Ferat Shala dhe nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

x) KO284/23 dhe KO285/23 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr. 08/L-238, për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës.

Parashtrues: Arben Gashi dhe dhjetë deputetë tjerë të Kuvendit të Republikës, përkatësisht Ferat Shala dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kërkesat KO284/23 dhe KO285/23 janë bashkuar dhe po trajtohen si të tilla nga Gjykata.

xi) KO15/24 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së përputhshmërisë me Kushtetutën të nenit 28 të Ligjit nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Parashtrues ishte Avokati i Popullit.

xii) KO35/24 – kërkesë për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të nenit 8A, paragrafi 2, nënparagrafi 2.4, të Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Parashtrues ishte Avokati i Popullit.

xiii) KO152/24 dhe KO158/24 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së përputhshmërisë me Kushtetutën të Ligjit Nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Parashtrues ishte Abelard Tahiri dhe nëntë deputetë të tjerë, përkatësisht Arben Gashi dhe nëntë deputetë të tjerë Kuvendit të Republikës së Kosovës.

xiv) KO153/24 dhe KO156/24 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së përputhshmërisë me Kushtetutën të Ligji Nr. 08/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Parashtrue ishte Abelard Tahiri dhe nëntë  deputetë të tjerë, dhe Arben Gashi dhe nëntë deputetë të tjerë Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Deri më sot, Gjykata ka vendosur përkitazi me kërkesat në vijim:

(i) KO100/22 dhe KO101/22: Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-136 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për të lexuar vendimin klikoni këtu:

(ii) KO173/22 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, për të lexuar vendimin klikoni këtu:

(iii) KO216/22 dhe KO220/22: Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, për të lexuar vendimin klikoni këtu:

(iv) KO79/23 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, për të lexuar vendimin klikoni këtu:

(v) KO177/23 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit NR.06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
(për të lexuar vendimin klikoni këtu:

(vi) KO232/23 dhe KO233/23 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr. 08/L-180, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, (për të lexuar njoftimin me përmbledhjen e vendimit klikoni këtu:

(vii) KO248/23 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr. 08/L-209 për Investime të Qëndrueshme (për të lexuar njoftimin me përmbledhjen e vendimit klikoni këtu:

(viii) KO46/23 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme (për të lexuar njoftimin me përmbledhjen e vendimit klikoni këtu:

(ix) KO158/23 – kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr.08/L-142 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale dhe Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore, për të lexuar njoftimin me përmbledhjen e vendimit klikoni këtu:

Ndryshe, më herët, kryeministri Kurti kishte deklaruar se opozita po tenton të pengon reformat në fusha të ndryshme duke dërguar ligjet në Gjykatën Kushtetuese.

Kritika të vazhdueshme ndaj pushteti kanë bërë subjektet opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori