Lidhjet në mes të nënave dhe fëmijëve të tyre mund të jenë kaq të forta, por ndoshta duket e pabesueshme që një nënë të njohë fëmijën me të cilin ishte ndarë, sapo ajo kishte lindur, gjashtë vjet më vonë.

Dhe për të dëshmuar se një lidhje e tillë, aq e fuqishme ekziston, mediat kanë sjellë një rrëfim interesant dhe real të një nëne me vajzën e saj.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Luz Cuevas ishte në një ditëlindje të fëmijës së një të afërmi në vitin 2004, kur pa një vajzë me flokë të errët, e cila i dukej si e njohur.

Gropëzat në faqen e vajzës së vogël ishin të veçanta dhe Luz kishte filluar të dyshonte se ajo ishte vajza e saj, e cila i ishte thënë se vdiq në një zjarr shtëpie, gjashtë vjet më parë.

222 6

Luz tha se ajo kishte mbajtur gjithmonë një copë shprese se vajza e saj ishte gjallë, kështu që ajo e thirri fëmijën afër, e cila quhej Aaliyah.

Luz i tha Aaliyah se kishte një flluskë në flokët e saj dhe ofroi t’ia largonte, duke i “vjedhur” disa fije floku.

Dhe këtë, e kishte bërë për të marrë si një mostër, të cilën ajo do ta përdorte për të bërë analizën e ADN-së.

Por si ndodhi deri te “zhdukja e fëmijës”.

Në vitin 1997, fëmija që kishte vetëm dhjetë ditë që kishte lindur, Delimar Vera ishte duke fjetur në dhomën e sipërme, kur një zjarr shpërtheu në shtëpinë e familjes së saj në Filadelfia.

Luz nuk mundi ta gjente Delimar kur ajo vrapoi në dhomë, krevati ishte bosh dhe dritarja e hapur. Ajo qëndroi atje e habitur, duke përballuar edhe një djegie në fytyrë para se të largohej nga tymi.

Mbetjet e trupit të foshnjës nuk u gjetën kurrë dhe policia përfundoi se ato ishin djegur në flakë - Luz tha vite më vonë se kurrë nuk i besonte plotësisht shpjegimet e tyre.

333 5

Në mënyrë të papërshkrueshme, ajo kishte bërtitur duke iu drejtuar zjarrfikësve se ajo mendonte se foshnja e saj ishte vjedhur.

Dhe testet gjashtë vjet më vonë provuan se instinkti i Luzit ishte i drejtë. Vajza e vogël e njohur si Aaliyah ishte në fakt vajza e saj, Delimar Vera.

Ajo ishte rrëmbyer nga kushërira e Luzit, duke u martuar me babanë e Delimar, Carolyn Correa, e cila e filloi zjarrin për të mbuluar gjurmët e saj pas vjedhjes së foshnjës.

Carolyn besohet se e ka marrë fëmijën të jetojë me të në New Jersey, duke pretenduar se ajo ishte e saj.

Ajo ishte akuzuar për rrëmbim, zjarrvënie, sulm, fshehje dhe vendndodhjes së fëmijës dhe ndërhyrjen në kujdestarinë e një fëmije.

Correa u dënua më pas dhe u dënua me nga nëntë deri në 30 vjet burg.

Kështu, në vitin 2004 Aaliyah u kthye tek nëna e saj e lindjes, të cilën ajo ndryshe kurrë nuk do ta kishte njohur, dhe së cilës i është rivënë emri Delimar.

"Unë jam në shtëpinë time të vërtetë", u ka thënë fëmija gazetarëve kur u kthye. Ndërsa e pyetur se si ajo ndjehej, ajo u përgjigj me një buzëqeshje: "E gëzuar". /Telegrafi/