Libraria Dukagjini, një destinacion i preferuar për lexuesit dhe adhuruest e librit, ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e edicionit të dytë të “Literary Fiesta” apo “Festës Letrare”.

Kjo ngjarje do të mbahet nga data 1 deri më 10 qershor dhe do të sjellë një sërë aktivitetesh kulturore dhe argëtuese për të gjithë pjesëmarrësit.


Gjatë kësaj periudhe, Libraria Dukagjini ka përgatitur një surprizë të veçantë për të gjithë dashamirët e librit: zbritje deri në 80% për një gamë të gjerë librash.

Kjo është një mundësi unike për lexuesit që të pasurojnë bibliotekat e tyre me tituj të rinj që vijnë me çmime më të ulta.

Zbritja do të aplikohet në të gjitha kategoritë e librave, duke përfshirë bestseller-at më të fundit, letërsinë klasike dhe moderne, librat për fëmijë, si dhe veprat artistike dhe shkencore.

Ky diversitet ofron diçka për çdo shije dhe interes, duke e bërë “Festën Letrare” një ngjarje të pakalueshme për të gjithë ata që duan të zbulojnë botën përmes leximit.

Iniciativa e “Festës Letrare” është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të Librarisë Dukagjini për të promovuar kulturën e leximit dhe për të afruar librin më pranë publikut të gjerë.

Në një atmosferë festive dhe të qasshme, kjo ngjarje synon të inkurajojë më shumë njerëz që të përqafojnë leximin si një pjesë të rëndësishme të jetës së tyre të përditshme.

Vizitoni Librarinë Dukagjini nga 1 deri më 10 qershor dhe përfitoni nga zbritjet e mëdha për të pasuruar koleksionin tuaj të librave.

Bashkohuni me Librarinë Dukagjini në këtë festë të madhe letrare dhe përjetoni magjinë e librit si kurrë më parë!