Vetëm gjatë vitit 2023, Inspektorati i Punës ka trajtuar 614 ankesa të parashtruara nga ana e punëtorëve ndaj punëdhënësve. Ndërkohë, vetë Inspektorati ka kryer mbi 8 mijë inspektime. Edhe pse ka vetëm një muaj nga liberalizimi i vizave, vërehet se pagat dhe kushtet në sektorin privat kanë filluar të përmirësohen ndjeshëm.
Deri më tash, liberalizimi i vizave nuk ka ndikuar në largimin e punëtorëve të sektorit privat. Edhe pse vetëm një muaj nga heqja e vizave për kosovarët, kërkohet që sektori privat të bëhet më atraktiv.
Nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat kërkohet që paga minimale të jetë 500 euro. Ata deklarojnë se situata ka filluar të përmirësohet shkaku i frikës nga largimi i punëtorëve.
“Ka tendencë të ndryshimit pozitiv. Kemi rritje të pagave. Ta bëjmë një krahasim, përderisa në fillim të vitit të kaluar një punëtor krahu ka punuar për 10-15 euro për një ditë ose deri në 10 orë punë, tani kjo ditë e këtij punëtori krahu është 25 euro dhe krahas asaj është në shumicën e rasteve edhe ushqimi dhe transporti”, tha Jusuf Azemi, kryetar i kësaj sindikate.
“Që të jemi real, po ka një ndryshim, ndryshime nuk ka te ato kompani që kryejnë shërbime te institucionet shtetërore, në vend që ata të jenë më dorëlëshuar dhe të jenë prioritar se si të ndalen këta punëtorë, këta po i denoncojnë punëtorët. Edhe sot punëtorët në Qendrën e Mjekësisë Familjare që paguhen nga Komuna e Prishtinës, punëtorët paguhen me 230 euro me çka, në një far forme, po i jep një infuzion që këta punëtor duhet të ikin, sepse, normal, që nuk punohet për 230 euro. Përndryshe te pjesa tjetër, po ka një ndryshim pozitiv”.

Ndërkaq Përparim Kryeziu, zëdhënës në Qeverinë e Kosovës, tha se punësimi mbetet prioritet i ekzekutivit të vendit. Ai më tej shtoi se nga masat e ndërmarra, ndër përfituesit më të mëdhenj kanë qenë të rinjtë.
Kryeziu u shpreh se në korrik të vitit 2023, punësimi i të rinjve nën moshën 25 vjeçare ka shënuar rritje dyfish, në krahasim me vitin 2021. Ai sqaroi se është viti i dytë i zbatimit të mësimit dual, e ku këtë vit janë 12 profile profesionale, të cilat po gjejnë zbatim në 21 shkolla në 14 komuna.

Sektori i ndërtimtarisë në Kosovë mbetet ndër sektorët që ka nevojë për fuqi punëtore.
Njëra nga kompanitë private të ndërtimtarisë i ka thënë RTK-së se ofrojnë paga të mira për punëtorët e tyre, ndërsa aktualisht kanë 200 të punësuar.
“Pagat, mendoj që janë relativisht normale dhe të pranueshme për kushtet tona të jetesës. Pagat, kryesisht në ndërtimtari, sillen diku nga 600 deri në 1000 euro. Mund të themi që mesatarja është 800 euro dhe është paga neto. Ndërsa sa i përket sigurisë, ne bëjmë organizojmë trajnime të vazhdueshme për edukimin e punëtorëve për siguri dhe mbrojtje në punë”, ka thënë Ragip Behrami, drejtor i një kompanie ndërtimore.
Në Inspektoratin e Punës deklarojnë se gjatë vitit 2023 janë realizuar gjithsej 8 mijë e 114 inspektime, nga të cilat 7 mijë e 470 në sektorin privat. Vetëm gjatë vitit 2023, Inspektorati i Punës ka trajtuar 614 ankesa të parashtruara nga ana e punëtorëve.
Ndërprerja e kontratave të punës, mosdhënia e pagave mujore, moskompensimi i pushimeve mjekësore, mospagesa e orëve jashtë orarit të punës, mohimi i pushimeve vjetore apo kushteve të punës, janë disa nga ankesat e punëtorëve ndaj punëdhënësve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit