Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha sot se janë në bashkëpunim do të ngushtë me secilin qeveri të shteteve të Bashkimit Evropian dhe janë duke adresuar çdo brengë që mund të kenë lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Bislimi në një konferencë me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ku nënshrkuan programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro tha se janë konfident se çështja e liberalizimit të vizave do të merr shumë shpejt zgjidhje finale.
“Ne kemi bashkëpunim shumë të ngushtë me secilën qeveri të Bashkimit Evropian dhe jemi duke adresuar çfarëdo brenge dhe jemi shumë konfident se do të marr zgjidhje finale”, tha ai.
Zëvendëskryeministri Bislimi në këtë konferencë për media nuk u përgjigj në pyetjet tjera që nuk kanë të bëjnë me programin IPA, raporton Telegrafi.
Ndryshe, një ditë më parë në samitin e 11-të Brdo-Brijunit, u bë thirrje që të përfundojë procesi i liberalizimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj t’i hiqet regjimi i vizave.
Në këtë samit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani në fjalimin e saj ka bërë thirrje për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ndërkohë që kanë kaluar katër vjet nga konfirmimi nga ana e BE-së se janë përmbushur të gjitha kriteret.
Osmani mos heqjen e regjimit të vizave e ka quajtur të padrejtë dhe diskriminues, duke kërkuar që Bashkimi Evropian të realizojë premtimin e dhënë gjatë udhëheqjes së Presidencës Çeke këtë vit.
“Aktualisht nuk ka vend në Bashkimin Evropian që na thotë se është kundër liberalizimit të vizave. Ky është momentum më i mirë në këto katër vitet e fundit për liberalizimin e vizave. Pra momentumi është i shkëlqyeshëm dhe kemi mbështetjen e nikoqirit. Shpresojmë që gjatë tetorit do të ketë takim për liberalizimin e vizave dhe pastaj në samitin e ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor të ketë diçka më shumë. Me rëndësi është që ky proces të bëhet gjatë presidencës çeke të BE-së”, deklaroi Osmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri