Lezha, me plazhe të pastra dhe hapësira publike

Pushuesit e bregdetit të Lezhës këtë vit, përveç plazheve të bukura e të pastra, vlerësojnë edhe hapësirat publike të shtuara në sipërfaqe.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga kjo vijë bregdetare, ndërsa nënvizon dhe menaxhimin me standarde optimale nga Bashkia e Lezhës.
Përgjatë vijës bregdetare janë krijuar zona të reja të aksesueshme për qytetarët dhe turistët, të cilat ofrojnë më shumë hapësirë për pushim dhe relaksim.
Këto hapësira janë pajisur me elementë funksionalë dhe janë mirëmbajtur për të garantuar një përvojë sa më të këndshme për të gjitha grupmoshat.
Pushuesit vlerësojnë veçanërisht faktin që, krahas plazheve të pastra dhe shërbimeve bazë, tashmë po u kushtohet vëmendje edhe mirëmenaxhimit të hapësirave publike, duke i kthyer ato në pika atraktive për pushime familjare dhe turistike.


















































