LAJMI I FUNDIT:

Lewis Hamilton, kampion i Formula 1 për të katërtën herë në karrierë (Foto)

Lewis Hamilton, kampion i Formula 1 për të katërtën herë në karrierë (Foto)
Getty Images

Lewis Hamilton e ka fituar titullin e katër botëror të Formula 1 në garën për Çmimin e Madh të Meskikës, edhe pse përfundoi i nënti pas një përplasje me rivalin e tij, Sebastian Vettel.

Ky triumf e bën atë padyshim pilotin më të suksesshëm britanik të Formula 1 në histori, duke e kaluar Sir Jackie Stewartin me një titull më shumë.

Festa e Hamiltonit me tifozët (Getty Images)

Në këtë mënyrë, ai barazohet me Vettelin dhe francezin Alain Prost, me nga katër tituj.


Ai mbetet me një titull prapa argjentinasit Juan Manuel Fangio dhe natyrisht prapa rekorderit Michael Schumacher, i cili i ka fituar shtatë tituj gjatë karrierës mbresëlënëse.

Titulli i katërt në karrierë për Hamilton (Getty Images)
Vettel godet lehtë bolidin e Hamiltonit në Meksikë, britaniku pyet: A e bëri me qëllim? (Foto/Video)
Lexo po ashtu Vettel godet lehtë bolidin e Hamiltonit në Meksikë, britaniku pyet: A e bëri me qëllim? (Foto/Video)

Në xhiron e parë, piloti i Mercedesit pësoi një goditje nga piloti i Ferrarit dhe kjo bëri që dy rivalët të pësonin dëmtime në bolidët e tyre dhe të mbetnin prapa në garë.

Vettel ia doli të ngjitej në vendin e katërt, mirëpo ai duhej ta zinte pozitën e katërt për të qenë matematikisht në garë për titull.

Vettel nuk arriti që të mbetej në garë me Hamilton (Getty Images)

Garën e Meksikës e fitoi piloti i Red Bullit, Max Verstappen, i cili dominoi prej se e mori kryesimin (në momentin kur edhe ndodhi incidenti ndërmjet Hamilton dhe Vettel). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Premier League
Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

La Liga
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori