LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski zbulon sekretin që fshihet mbrapa formës së lartë të Barcelonës

Lewandowski zbulon sekretin që fshihet mbrapa formës së lartë të Barcelonës

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka thënë se përmirësimi i rezultateve të Barcelonës së fundit ka ardhur si shkak i rritjes së intensitetit në stërvitje gjatë javëve të fundit, teksa blaugranasit kanë gjetur formën më të mirë të sezonit.

Fitorja e tyre ndaj Atletico Madridit ishte humbja e parë e sezonit për Diego Simeonen, dhe ata ishin ekipi i parë që kanë fituar në ‘Wanda Metropolitano’ në La Liga që prej se e bën këtë vitin e kaluar.

“A është ndeshja më e mirë e sezonit? Mund të jetë, nuk jam i sigurt, por gjëja më e rëndësishme është se ne luajtëm mirë që nga minuta e parë, e patëm ndeshjen në kontroll dhe tre gola në fushë, një ndeshje e mirë”, ka thënë fillimisht Lewandowski.


Blaugranasit tani kanë mbi 400 minuta të zhvilluara në ligë pa pësuar gol, seria më e mirë e tyre këtë sezon dhe për herë të tretë në pesë ndeshjet e fundit, ata e përfunduan ndeshjen me një avantazh të rehatshëm.

"Më ndihmoni”, Lewandowski ka një kërkesë për bashkëlojtarët e tij
Lexo po ashtu "Më ndihmoni”, Lewandowski ka një kërkesë për bashkëlojtarët e tij

“Mendoj se në dy, tri, katër javët e fundit ne kemi ndërruar pak stërvitjen, më shumë intensitet. Fizikisht, tani unë ndihem mirë, bashkëlojtarët e mi njësoj besoj. Ne duam të bëjmë një hap para. Kemi disa javë tani me pushimin me kombëtare”.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Ne nuk duam vetëm të fitojmë, por të luajmë më mirë”, përfundoi polaku.

Kjo ka bërë që njerëzit të nënkuptojnë se Barcelona nuk ka stërvitur fuqishëm deri më tani, megjithëse ata i ka përcjellur një fat i keq shkaku i lëndimeve të shumta këtë sezon./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të gjithë po flasin për mënyrën se si Bellingham veproi kur Barcelona e shënoi golin e parë në El Clasico

Të gjithë po flasin për mënyrën se si Bellingham veproi kur Barcelona e shënoi golin e parë në El Clasico

La Liga
Laporta po punon për kontratën e re të Flick, zbulon principin që ka trajneri gjerman

Laporta po punon për kontratën e re të Flick, zbulon principin që ka trajneri gjerman

La Liga
Legjenda gjermane paralajmëron Rudigerin: Je me fat nëse shpëton vetëm me katër javë dënim

Legjenda gjermane paralajmëron Rudigerin: Je me fat nëse shpëton vetëm me katër javë dënim

La Liga
Trajneri i Lakers bëri diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1997 në NBA

Trajneri i Lakers bëri diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1997 në NBA

NBA
“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
“Real Madridi po sillet në mënyrë shqetësuese dhe keq - si një fëmijë i llastuar, i frustruar” - mediumi i njohur francez godet mbretërit me frazën humbje identiteti

“Real Madridi po sillet në mënyrë shqetësuese dhe keq - si një fëmijë i llastuar, i frustruar” - mediumi i njohur francez godet mbretërit me frazën humbje identiteti

La Liga
Kalo në kategori