Barcelona ka arritur një marrëveshje personale me Robert Lewandowskin.

Sport pretendon se sulmuesi dëshiron të largohet nga Bayern Munich për klubin katalanas, por ata do të duhet të bindin skuadrën e Bundesligës që ta shesë atë.


Barça është e gatshme të paguajë deri në 60 milionë euro për ta sjellë sulmuesin në Camp Nou këtë vit.

Lewandowski po vazhdon me formë impresionuese edhe këtë edicion, andaj Blaugranasit e duan me ngulm transferimin e tij.

Edhe Bayern Munichu po e kërkon zëvendësuesin e tij, pasi nuk janë dakord për rinovimin e kontratës dhe rrugët pritet të ndahen në këtë verë.

Barcelona synon që sa më parë të transferojë Lewandowskin, në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë për shënjestrat e tjera. /Telegrafi/

telegrafi sport app