Gazeta kulturore franceze “Comoedia”, më 6 qershorit 1927 ka botuar në ballinë letrën e Firmin Gemierit (themelues i Théâtre Mondial, Paris), i cili ka reaguar ndaj akuzave të Aleksandër Moisiut, botuar një ditë më parë po në këtë gazetë. Letra është si më poshtë.
“Çështja e Kammerspieles (Teatër i Vjenës – v.j.)
Gémier i përgjigjet Z. Aleksandër Moisiut
Në numrin tonë të së dielës së kaluar, ne botuam një shkresë në të cilën z. Aleksandër Moisiu shpjegoi arsyet e mungesës së Kammerspieles në Atelier, ku do të zhvilloheshin shfaqjet.
Kësaj shkrese, z. Firmin Gémier i përgjigjet me anë të letrës në vijim:
‘Z. Kryeredaktor,
Vërej në letrën e Moisiut drejtuar të dielën në mëngjes Comoedias, pasazhin e mëposhtëm :
Por, arsyeja vendimtare e heqjes dorë nga ana ime ka qenë qëndrimi i z. Gémier, themelues i ‘Teatrit Mondial’ (Botëror), i cili, në një letër drejtuar një zyrtari të Legatës Austriake në Paris, u shpreh kundër ardhjes së Kammerspieles, që, sipas tij, do të dëmtonte festivalin e këtij ‘Teatri Botëror’.
Kundërshtoj zyrtarisht këto absurditete. Asnjëherë, as në një letër apo në qëndrimet e mia, nuk kam qenë kundër ardhjes së trupave të huaja, cilado qoftë ajo. Nga ana ime, kjo do të ishte paradoksale, nëse gjykojmë artistët e shumtë të të gjitha kombeve që u pritën në Opera, Champs-Elysées, tek Pleyel, Gaveau etj.
Dhe pastaj, kujt do t’i tregojë Moisiu që një aktor që ka firmosur një angazhim jashtë vendit, i cili e di se teatri ku ai duhet të luajë tashmë ka një qira të siguruar për disa mbrëmje, jo që nuk mund të përjashtojë mbajtjen e këtij angazhimi, por edhe nuk mund të pengojë shokët e tij që ta përmbushin atë, për arsyen e vetme se ka në sallë, ku ai duhet të luajë, një zotëri, qëndrimi i të cilit i është dukur armiqësor!
Këto janë argumente fëmijësh.
Le të vijnë Moisiu dhe Kammerspiele në Paris, dhe të gjithë do të jenë me ta, pasi ata kanë talent.
E kam parë Moisiun verën e kaluar në Salzburg, tek Max Reinhardt, ai luajti shkëlqyeshëm ‘Zotërinë Gjithkushi’ (Monsieur Chacun); e di se ai është i përsosur në ‘Kufomën e gjallë’ të Tolstoit, që do ta luante këtu.
Le të vijë, dhe unë do të jem me ata që do ta duartrokasin dhe do ta pranojnë atë dhe shokët e tij nga Vjena, me miqësi, në emër të ndjenjave që na animojnë neve, themeluesve të Shoqërisë Universale të Teatrit. Është detyra jonë dhe gëzimi ynë të njohim vetveten dhe të vlerësojmë veten tonë. Shoqëria Universale nuk është një ‘vepër e Penelopës’. Kush mund të mendojë se ne shkatërrojmë natën atë që kemi aq shumë vështirësi të krijojmë ditën ?
Ju lutem më besoni, z. kryeredaktor, etj.
Firmin Gémier”. /Darsiani/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Viti 1992: Fundi i shtetit të Titos, zgjedhjet në Kosovë dhe Kërcënimi i Kërshëndellave
Vrasja në pusi e Isa Boletinit, nga 80 xhandarë serbë e malazezë

“National Geographic”, më 1980: Shqipëria, e vetme përballë botës

Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

Lindja e xhonturqve dhe roli i shqiptarëve

Fjalë të urta peruane: Po qe mësuesi i korruptuar, korruptohet gjithë bota.

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata