Leroy Sane është bërë një ndër lojtarët e pazëvendësueshëm te skuadra e Manchester Cityt.

Mesfushori gjerman ka kaluar gjatë verës në radhët e Citizens, të cilët kanë derdhur mbi 41 milionë euro në xhirollogarinë e Schalke 04.


Reprezentuesi i Gjermanisë ka zbuluar një detaj interesant teksa ka folur për mediat angleze, ku ka treguar se ka refuzuar dy herë ofertat e trajnerit aktual të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

""Ai më kërkoi sa isha pjesë e akademisë së Schalkes për tu transferuar te Dortmundi. Por unë nuk dëshirova të shkoja atje, pasi që besoja në perspektivën time te Schalke", zbuloi fillimisht futbollisti.

ooo 4

Më pas ai tregoi se trajneri gjerman e kishte kërkuar te Liverpoolit, por që sërish kishte refuzuar të ishte nën urdhrat e Kloppit.

"Para se të shkoj te City, unë po flisja me ata. Jurgen më telefonoi, por që oferta më e mirë ishte e Citizens", tregoi 22-vjeçari.

Theksojmë se dyshja e apostrofuar do të takohen nesër për herë të dytë në Ligën Premier, kur me fillim në ora 17:00 do të ballafaqohen në Anfield Road, Liverpooli dhe Manchester City.

Ndryshe, Sane deri më tani ka pasur 44 paraqitje për Cityn ndërsa ka shënuar 11 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app