Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, është mjaft e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo xhirimet e ndonjë projekti muzikor.


Së fundmi, këngëtarja me prejardhje nga Skenderaj publikoi për fansat e saj një fotografi të reja, ku duket mjaft atraktive.

leonorajakupi 270457474 792534572147270 8694989009887977020 n

Ajo ka pozuar me shumë stil e veshur me një fustan të zi dhe një pallto elegante të gjelbër.

Duke pozuar krahas një veture të kuqe të tipit “Porsche”, Leonora bëri që poza e saj të jetë edhe më klasike.

leonorajakupi 259168788 938206677056916 791648113564136718 n 1

Pëlqimet dhe komentet e shumta nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve kanë qenë komplimente për stilin dhe linjat e saj trupore.

Ndërkohë, sa i përket muzikës, Leonora vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, albumit “Amël”, i cili është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/