Pas finales së madhe të Big Brother VIP Kosova ku reperi shqiptar Stresi u shpall fitues, kanë ardhur reagime të shumta.
Disa kanë përkrahur këtë vendim e disa të tjerë ishin kundër megjithatë dyshja më e përfolur e këtij edicioni të parë ishin padyshim Stresi dhe modelja nga Drenica, Xhuli Nura.
Këtë mendim e ndan edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi e cila publikisht ka treguar përkrahjen për Xhulin.
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm final, Leonora tha se dyshja finalist ishin kryefjala e këtij edicioni të BBVK.
“Kryefjala e bigut”, ka shkruar Jakupi sipër një imazhin të Stresit dhe Xhulit.
Kujtojmë që Xhuli ishte e eliminuar e tretë pas Artan Thaçit dhe Mbresa Hajrullahut ndërkohë Vedat Bajrami doli dyti në finale.
Rap-artisti Stresi fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh nga i cili 10 mijë iu dhuruan katër finalistëve të tjerë. /Telegrafi/