LAJMI I FUNDIT:

Leno: Arsenali është klub më i madh se Chelsea dhe Tottenhami

Leno: Arsenali është klub më i madh se Chelsea dhe Tottenhami
Bernd Leno (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Portieri gjerman, Bernd Leno është i bindur që Arsenali është klubi më i madh në Londër.

Gjermani tashmë është blinduar si numri 1 i Arsenalit dhe është i lumtur me rivalitet që kanë me Tottenham dhe Chelsean, por thotë se Topçinjtë janë klubi më i madh londinez.

“Nuk mund të krahasosh, sigurisht që Arsenali është një klub botëror, klubi më i madh në Londër”, ka thënë fillimisht Leno për Sport Bild.


Arsenali dhe Tottenhami luajnë baras në derbin dramatik të javës
Lexo po ashtu Arsenali dhe Tottenhami luajnë baras në derbin dramatik të javës

“Jo Chelsea , jo Tottenham – Arsenali është klubi me tifozë në të gjithë botë”.

Arsenali (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Por, Leno është impresionuar nga shtrirja globale e Arsenalit që nga afrimi në klub një vit më parë.

“Pavarësisht se ku jemi, gjithashtu në SHBA apo Azi, ka shumë tifozë të Arsenalit kudo”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/