Pasi nënshkroi kontratën me Barcelonën, Clement Lenglet doli në konferencën për shtyp ku tha se i duhet të punojë shumë që të arrijë të luajë. 

23-vjeçari ka ardhur nga Sevilla me ambicien të mëdha, edhe pse për një vend në formacion ka lojtarë si Gerard Pique dhe Samuel Umtiti.


"Dua të luaj sa më shumë që të jetë e mundur".

37106219 10156954006674305 1429238856955199488 o

"E di që jam në një klub shumë të madh me konkurrencë në pozicionin tim, por unë do të përpiqem të luaj dhe të bëj çmos për të qenë në fushë për çdo ndeshje”.

"Unë jam këtu për të fituar tituj dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

37076048 10156954006894305 4944092555580014592 o

"Unë jam ambicioz, por me respekt, ka shumë lojtarë të mirë këtu dhe unë do të mësoj", deklaroi Lenglet.

Ai në fund u pyet për mundësin që Adrien Rabiot të bashkohet me të te Barcelona.

37054927 10156954006689305 2534572248476418048 o

"Sigurisht që do të doja të kisha Rabiot shok skuadre. Ai është një lojtar i ri i cili mund të këtë të ardhme të madhe dhe është mik i im", shtoi ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app