LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i Icardit mund ta përshpejtojë debutimin e Messit

Lëndimi i Icardit mund ta përshpejtojë debutimin e Messit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi, do të bëhej një skanim sot, pas lëndimit që mori në shpatullën e tij të djathtë në ndeshjen e Ligue 1 kundër Brest.

Reprezentuesi argjentinas u zëvendësua në pjesën e dytë në fitoren 4-2 të PSG të premten mbrëma pasi kishte dhimbje në shpatull. Ai shihej në fytyrë që kishte dhimbje teksa dilte nga fusha për në dhomat e zhveshjes.

Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino tha për mediat franceze se shpresonte se ishte thjesht një frikë, por lojtari sipas tij “nuk duket mirë”.


Nëse Icardi nuk luan javën e ardhshme, mund të përshpejtojë debutimin e Lionel Messit.

Messi nuk ka luajtur që kur u bashkua nga Barcelona. Ai humbi një muaj stërvitje pasi e fitoi me Argjentinën titullin e Kupës së Amerikës më 10 korrik.

Ai u stërvit me ekipin javën e kaluar, por ende nuk është në gjendje të mirë. PSG luan në Reims të dielën e ardhshme./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori