Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

"Sot sot sot" mban titullin projekti i tij i ri muzikor, që ishte paralajmëruar nga reperi prej ditësh.


Muzika është realizuar nga PeppaBeatz, gjersa teksti është shkruar nga vet Ledri.

Klipi i këngës vjen me disa skena mjaft provokuese, në njërën prej së cilës reperi shfaqet me një vajzë në bikini, në një dhomë gjumi.

ledrivula 13200042414662774698404051335562746735547n Foto: Ledri Vula/Instagram

Për anën vizuale të projektit është kujdesur Supercut Studio.

Ledri përndryshe ka pak kohë që është bërë baba për herë të parë, pasi partnerja e tij, Sara, solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu. /Telegrafi/