E dashura e reperit, Ledri Vula, Sara Hoxha feston sot (e premte) ditëlindjen.

Mes shumë urimeve nga miqtë, kolegët e familjarët e saj, ajo ka marrë një urim të përzemërt nga reperi shqiptar, i cili i ka kushtuar asaj disa fjalë dashurie në Instagram.


Ledri ka publikuar në InstaStory një fotografi të realizuar me Sarën gjatë pushimeve të fundit në Jug të Shqipërisë.

ledder e1592572526460

“E ruajmë njëri-tjetrin si ujin e pijshëm, si me jetu veç na dy me një ishull, urime ditëlindjen Sara”, kanë qenë fjalët e reperit në mbishkrim e fotografisë.

Ndërkohë, nuk kanë munguar më pas edhe urimet e shumta nga fansat e çiftuit.

Ledri përndryshe ka paralajmëruar se sot do të publikojë bashkëpunimin e tij më të ri me kolegun Capital T. /Telegrafi/