LAJMI I FUNDIT:

Lebet: Zvicra do te vazhdojë të mbështesë sistemin prokurorial në Kosovë

Lebet: Zvicra do te vazhdojë të mbështesë sistemin prokurorial në Kosovë

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës Zvicerane, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Siç njofton Prokuroria e Shtetit përmes një komunikate, Lumezi ka njoftuar Ambasadorin Lebet me punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit në ndjekjen dhe luftimin e veprave të ndryshme penale, si dhe për përkushtimin e tij në forcimin e sundimit të ligjit.

Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori zviceran kanë biseduar edhe për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë zvicerane. Të dy bashkëbiseduesit e kanë çmuar bashkëpunimin e deritashëm si dhe rëndësinë e thëllimit të tij edhe në të ardhmen.


“Në anën tjetër, Ambasadori Lebet, duke vlerësuar punën që po e bënë Prokurori i Shtetit, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të vendit që përfaqëson për ta ndihmuar edhe me tutje sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Zvicra mund të kontribuojë”, theksohet në komunikatë.

Në fund, Kryeprokurori Lumezi ka vlerësuar lart mbështetjen e Zvicrës dhënë konsolidimit të institucioneve të drejtësisë, me ç’rast ka falënderuar Ambasadorin Lebet për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që ai dhe shteti zviceran vazhdojnë ta japin për sistemin prokurorial të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori