Leao refuzon ofertën fillestare të Milanit për rinovimin e kontratës

Milani është i prirur për t'u lidhur me një marrëveshje të re me Rafael Leaon, i cili ishte një nga yjet e sezonit të tyre, por ata kanë hasur në një pengesë pasi portugezi refuzoi ofertën e tyre fillestare me pagën e ofruar.
Sulmuesi 23-vjeçar portugez ishte një pjesë e rëndësishme e skuadrës që fitoi Scudetton këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 10 asistime në 34 paraqitje në Serie A.
Leao tani është një yll në skuadrën e Milanit dhe klubi po kërkon të reagojë në përputhje me rrethanat, duke përgatitur një kontratë të re për sulmuesin anësor.
Sipas gazetës La Stampa, Milani i ofroi Leaos një kontratë të re që zgjat deri në vitin 2026 me një rritje mjaft të konsiderueshme të pagës, por përfaqësuesit e lojtarit e refuzuan atë, duke besuar se ai meriton më shumë.
Për më tepër, agjentët janë të gatshëm të ulen për të biseduar për detajet vetëm kur të mbyllet afat kalimtar i transferimeve këtë verë.
Ekziston një rrezik i vogël që lidhet me këtë, por Milani mbrohet nga klauzola e lirimit prej 150 milionë euro e pranishme në kontratën e tij aktuale. /Telegrafi/






















































