Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë duke vazhduar me reagimet e tyre sa i përket rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, ku ndalon së qarkulluari valutat tjera në Kosovës, përveç asaj Euro.
Ndërkombëtarët në reagimet e tyre kanë potencuar se veprimet e fundit në Kosovë mund të nxisin edhe tensione në komunat me shumicë serbe.
Këto deklarata të SHBA-së dhe BE-së duhet marrë me seriozitet nga Qeveria e Kosovës, kështu konsideron deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi.
Krasniqi në një deklaratë për Telegrafin, ka pohuar se Qeveria në mungesë të koordinimit me aleatë po provokon tensione të reja.
“Deklarimet e fundit nga përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së që kanë për motiv vendimet e fundit të Qeverisë Kurti për mbylljen e komunave paralele dhe OJQ-ve duhet të merren me seriozitet të lartë dhe të ketë reflektim të menjëhershëm nga ky pushtet, i cili në mungesë të koordinimit me aleatët tanë po provokon tensione të reja dhe përkeqësim situate në Veri të Kosovës”, është shprehur ajo.
Deputetja Krasniqi gjithashtu tha se janë pro shtrirjes së sovranitetit në çdo pjesë të territorit të vendit, por e gjithë kjo duhet ndodhur në koordinim me partnerët.
“Ne jemi pro shtrirjes së sovranitetit në çdo pjesë të territorit të vendit tonë, mirëpo veprimet e tilla duhet të bëhen në koordinim të plotë me partnerët tanë, SHBA dhe BE sidomos në këtë përiudh kohore kur gjendja duket të jetë me delikate në komunat veriore. Prandaj, po ritheksoj se duhet të ketë reflektim urgjent nga ana e Qeverisë, konformë shqetësimeve të ngritura nga aleatët tanë”, ka potencuar ajo.
Ndryshe, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.
Në reagimet e tyre, ndërkombëtarët kanë kërkuar që Kosova të mos marrë veprime të njëanshme që mund të ndikojnë në tensionimin e situatës në komunat me shumicë serbe.
Sipas tyre, çështja e dinarit mund të diskutohet në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.
Në anën tjetër, Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar tashmë informatat e rëndësishme mbi rregulloren e re, ku ka ritheksuar se në Kosovë nuk mund të përdoret asnjë valutë tjetër përveç Euros./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit