LAJMI I FUNDIT:

LDK publikon këngën për Kuvendin e dhjetë, Faton Bislimi në garë për drejtimin e partisë

LDK publikon këngën për Kuvendin e dhjetë, Faton Bislimi në garë për drejtimin e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë kuvendin e dhjetë më 19 nëntor, ndërkaq deri tani kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kundërkandidat për drejtimin e partisë do të ketë Faton Bislimin.

Kandidaturën për drejtimin e partisë Bislimi e ka bërë të ditur ditë më parë, gjersa pak ditë para mbajtjes së Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së, është publikuar kënga e partisë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një këngë me videoklip, përmes të cilës thotë se “Rruga e re LDK-së po nis”.


LDK përmes 'Rrugës së re' synon marrjen e pushtetit, Bajrami 'zbërthen' planin e tyre qeverisës
Lexo po ashtu LDK përmes 'Rrugës së re' synon marrjen e pushtetit, Bajrami 'zbërthen' planin e tyre qeverisës

Abdixhiku po ashtu ka paralajmëruar mbajtjen e Kuvendit dhe Konventës së LDK-së.

“Drejt përgatitjeve finale. Ejani këtë të diel, më 19 nëntor, në Prishtinë”, shkruan ai.

“Rruga e Re po nis. Faleminderit Shpat Dedës, Armend Xhaferit, Rema Canollit e djemve e vashave të Korit të Kosovës për këtë kryevepër; për Lidhjen dhe Rrugën e Re”.

Ndërsa kënga ka këto vargje:

Zemrën e kam hapë

T’ardhmen me përqaf

Ëndrrat që me breza ndër vite i kemi pas.

Besën ta kam dhanë

Rrugën për me ça

Era e ndryshimit po fryn

E dora dorën e ka kapë.

Rruga e re po hapet

Po lulëzon

Shtigjet bashkë i ndërtojmë.

T’fortë kur jemi hapi s’ndalet

Po marshojmë

Lidhjes i besojmë.

Rrugën e kam marrë

Vendit zot me i dalë

Flakën e themeleve tona

Me mbajt gjallë.

Besën ta kam dhanë

Rrugën për me ça

Era e ndryshimit po fryn

E dora, dora me dorë asht kapë.

​Faton Bislimi, kundër-kandidat i Lumir Abdixhikut për kryetar të LDK-së

Faton Bislimi do të jetë kandidat për pozitën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në kuvendin e dhjetë që do të mbahet më 19 nëntor.

Vetë Bislimi ka bërë të ditur se beson fuqishëm në LDK-në e vlerave themeltare dhe idealeve kombëtare të trasuara nga Presidenti Rugova.

“Sot, kam njoftuar Kryesinë e LDK-së në Prishtinë, përmes një shkrese zyrtare, se në bazë të Nenit 8.1, Nenit 16.2 dhe Nenit 25, të Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kam vendosur që në Kuvendin e Dhjetë të LDK-së që do mbahet më 19 nëntor 2023, do të paraqes para delegatëve kandidaturën time për Kryetar të LDK-së”.

“Unë besoj fuqishëm në LDK-në e vlerave themeltare dhe idealeve kombëtare të trasuara nga Presidenti Rugova”, tha ai.

Ky vendim, thotë Bislimi vjen “jo vetëm si vazhdimësi e angazhimit të tij për vendin dhe gatishmërisë për t’i shërbyer familjes së madhe të LDK-së së vërtetë, por edhe si përgjigje ndaj krejt atyre që kanë filluar të humbin shpresën për një LDK që kishin dashur e kanë aspiruar, si dhe atyre që asnjëherë nuk rreshtin së përkrahuri vizionin e përpjekjen time për LDK-në”, u shpreh ai.

“Siç e pata theksuar edhe në letrën time të dorëheqjes nga Kryesia e LDK-së më 24 maj 2023 (e cila nga eksponentë të caktuar u mundua të paraqitej rrejshëm si dorëheqje e imja nga LDK-ja), unë kam vazhduar të kem vizion të palëkundur për një LDK që i qëndron besnike vlerave rugoviste, për një LDK që shpërfaqë e praktikon djathtizmit autentik kombëtar si dhe një LDK që e sheh secilin aktivist e aktiviste, të mëparshëm apo të tanishëm, si hisedarë e jo si shërbëtorë të partisë.

Si atëherë, ashtu edhe tani, unë zgjedh LDK-në e idealeve dhe pragmatizmit politik, jo atë të interesave personale e grupore; LDK-në e atyre që sakrifikuan e nuk u lodhën asnjëherë së punuari për liri, demokraci e pavarësi; LDK-në e vlerësimit dinjitoz të figurave themeltare e të të rënëve të saj; LDK-në e miqësisë permanente me SHBA-të; dhe mbi të gjitha, LDK-në e aktivistëve e kontributdhënësëve, jo atë të titullarëve! Për këtë LDK, ofroj gjithçka nga vetja ime”.

Dorëheqja e nga Kryesia e LDK-së, thotë Bislimi ishte akt moral dhe paralajmërim i drejtpërdrejtë që rruga që kishte zgjedhur LDK-ja nën këtë udhëheqësi ishte e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat themeltare dhe idealet kombëtare për të cilat do duhej të qëndronte LDK! Tani që po i afrohemi Kuvendit të Dhjetë Zgjedhor, po afrohet edhe momenti i mundësisë së rikthimit të LDK-së tek këto vlera e ideale!

“Në një kohë kaq kruciale për shtetin tonë, LDK-ja ka rol esencial dhe historik, ashtu siç kishte në të kaluarën kur ishte bërë kurriz i ruajtjes së qenies kombëtare shqiptare në Kosovë, si dhe themel i procesit të shtet ndërtimit, lirisë e pavarësisë. Sukseset më të mëdha e më meritore të LDK-së janë shënuar kur ajo është udhëhequr nga dashuria vetëmohuese për shtetin”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori