Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin qendror që do të mbahet sonte në këtë komunë.

Tubimi nis nga ora 19:00 në Sallën Sportive “Mihal Grameno” dhe pritet të jetë ngjarja kryesore e fushatës së LDK-së në Fushë Kosovë.




Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili do të shpalosë mbështetjen për kandidaturën e Osmanit dhe programin zgjedhor të partisë.

Osmani tha se pjesëmarrja e qytetarëve është forca dhe garancia e fitores së përbashkët të LDK-së në këtë komunë.