LDK-ja dënohet me 2 mijë euro nga inspeksioni në Prishtinë për shkelje të masave antiCOVID

Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar sot me 2 mijë euro nga Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë, pasi që ka shkelur masat antiCOVID në një tubim të mbajtur në kryeqytet.
Drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka shkruar se askush nuk është mbi ligjin.
“Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës - neni 25, paragrafi 1. Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar”, ka shkruar Tahiri.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































