LAJMI I FUNDIT:

LDK flet për sfidat e rinisë në Kosovë

LDK flet për sfidat e rinisë në Kosovë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka ofruar përkrahje dhe ka premtuar përfshirje dhe organizim të rinisë, përmes grupeve punuese të ekspertëve të fushave të ndryshme në LDK, në procese të cilat kontribuojnë në ndryshimin dhe zhvillimin e vendit.

Ai këto komente i bëri në konferencën me temën “(Pa)siguria Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Kosovë”, organizuar nga Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Veliu në veçanti ka theksuar sfidën primare të të rinjve të posa-diplomuar që dalin në tregun e punës, ku shpeshherë ata përballen me aspektin ligjor ku kushtëzohen me përvojë pune paraprake së paku dy deri në tri vjet.


Ai ka folur për politikat e dëmshme të Qeverisë aktuale, si sfida shumë të mëdha për vendin tonë, të cilat përmes punës dhe politikave të LDK-së në qeverisjen e ardhshme do të tejkalohen, përkundër dëmeve që po bëhen në qeverisjen aktuale.

Ndërsa, kryetari i Forumit të Rinisë të LDK-së, deputet i Kuvendit të Kosovës, Fidan Rekaliu foli për sfidat e të rinjve dhe rezolutën për rininë e miratuar në Kuvend.

Të rinjtë kosovarë anëtarë të Forumit të Rinisë ngritën tema si arsimi, trajnimet profesionale, punësimi, organizatat rinore, përfshirja e tyre në vendimmarrje, etj.