LAJMI I FUNDIT:

Lautaro: I kisha borxh vendit tim pas vitit 2022

Lautaro: I kisha borxh vendit tim pas vitit 2022

Argjentina ka mbrojtur titullin e kampionit në Copa America duke triumfuar për herë të dytë radhazi.

Pas triumfit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argjentina tani është bërë Kombëtarja me më së shumti trofe të fituar, plot 16 herë fitues i Kupës së Amerikës.

Lautaro Martinez ka qenë njeriu kryesor me golin e shënuar në minutën e 112-të në finalen ndaj Kolumbisë, për t’i dhënë fitoren Argjentinës me rezultat minimal 1-0.


Argjentina mposht Kolumbinë pas vazhdimeve, mbron titullin e kampionit në 'Copa America'
Lexo po ashtu Argjentina mposht Kolumbinë pas vazhdimeve, mbron titullin e kampionit në 'Copa America'

Ylli i Interit ka qenë kryesori për triumfin e Argjentinës me 5 gola të shënuar.

Martinez tha se i kishte borxh vendit të tij një paraqitje të tillë në një garë të madhe pas vitit 2022.

“Kur mbaroi Botërori në Katar dhe mora medaljen e artë isha shumë i lumtur për atë që kishim arritur, por personalisht e dija se isha në borxh, pasi kavilja nuk më lejoi të bëja atë që doja”.

“Sigurisht që Copa America nuk është njëlloj me Botërorin, por mund të them që isha përgatitur më së miri për këtë kompeticion për ta larë atë borxh”, tha Lautaro. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori