LAJMI I FUNDIT:

Laurit Krasniqi që eliminoi Dritën nga garat evropiane largohet nga Antwerp – karrierën e vazhdon në Lituani

Laurit Krasniqi që eliminoi Dritën nga garat evropiane largohet nga Antwerp – karrierën e vazhdon në Lituani

Mbrojtësi me origjinë nga Kosova, Laurit Krasniqi, është larguar nga klubi i njohur belg Royal Antwerp për të vazhduar karrierën në Lituani te Panevëzys.

Klubi i njohu belg ka shkruar në faqen zyrtare se me marrëveshje të dyanshme, Krasniqi është larguar, ndërsa ka kujtuar golin e tij të shënuar ndaj Dritës në vitin 2022 në Ligën e Konferencës.

Në anën tjetër, klubi lituan e ka prezantuar anësorin e majtë me nënshtetësi të Kosovës dhe Belgjikës.


Ky klubi ka njoftuar se me lojtarin kanë rënë dakord për një kontratë që do të jetë e vlefshme për dy vjet.

Futbollisti me origjinë nga Kosova do të nisë para-sezonin me ekipin e tij të ri, ndërsa është shprehur i lumtur që do të luajë në klubin e Panevëzys.

“Kur kuptova se Panevëzys ishte i interesuar për mua, nuk u mendova dy herë. Mendoj se kjo është një mundësi e mirë për mua që të tregoj se çfarë mund të bëj. Jam në formë të shkëlqyer, sezoni ka filluar pesë muaj më parë dhe mezi pres të shoh ekipin dhe stafin trajner”.

“Synimet e mia janë të luaj sa më shumë, sigurisht që të bëhem kampion apo të marrim një vend që më japin mundësi të luaj në garat evropiane”, ka thënë Krasniqi për faqen e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Kalo në kategori