Letafete Latifi, drejtore e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë në emisionin “Përballje” se nga matjet që ka bërë ky institut, kanë vërejtur se cilësia e ajrit nuk është e mirë.
Sipas saj, kjo gjendje e ajrit vjen kryesisht në sezonin e dimrit në muajt nëntor e dhjetor dhe se matjet janë të përafërsisht të njëjta me ato të Ambasadës Amerikane.
“Rezultatet e Ambasadës Amerikane me ato të Institutit Hidrometeorologjik janë shumë të përafërta, edhe unë nuk muj me i thirr gabim ato janë rezultate të ajrit që prezantojnë cilësinë e ajrit ku është vendosë stacioni monitorues i cilësisë së ajrit”, ka deklaruar ajo.
Latifi ka thënë se gjendja me cilësi të ajrit nuk është e mirë dhe se ka tejkalim të vlerave të lejuara./Telegrafi/