LAJMI I FUNDIT:

Largoni rrudhat me maskë veze! Bëhet shpejt dhe i rikthen lëkurës një pamje rinore

Largoni rrudhat me maskë veze! Bëhet shpejt dhe i rikthen lëkurës një pamje rinore
profimedia

Të verdhat e vezëve duhet të jenë bazë për këtë maskë ushqyese

Edhe tradita të ndryshme të lashta si kineze, egjiptiane dhe arabe kanë përdorur vezët (sidomos të bardhat e vezëve) për këtë qëllim, sepse ato rikthejnë pastërtinë, shkëlqimin, rininë dhe natyrisht zbutin rrudhat, transmeton Telegrafi.


Maska ushqyese

Bëni një qull të veçantë me lëng portokalli dhe miell, përzieni me të verdhën e vezës në mënyrë që masa të mos jetë shumë e trashë, por të përhapet bukur.

Aplikojeni në fytyrë, qafë dhe dekolte, por edhe në duar. Mbajeni deri në 40 minuta dhe lani.

Maskë e shpejtë për lëkurë të yndyrshme

Rrahim të bardhat e vezëve derisa të bëhen shkumë, shtoni një lugë çaji lëng limoni dhe lëreni të qëndrojë për pak. Shtrydhni lëngun e gjysmës së kivit dhe fërkojeni mirë në lëkurën e fytyrës dhe qafës, sigurisht pas qërimit.

Kur lëngu i kivit të thahet, aplikoni të bardhat e vezëve të rrahura në mënyrë të barabartë dhe mbajeni për 20 minuta. Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe më pas të ftohtë. Kjo maskë shtrëngon, zbardh lëkurën dhe shtrëngon poret.

Maska piling kundër pikave të zeza

Përzieni një lugë krunde me të bardhat e vezëve të rrahura dhe aplikojeni në fytyrë. Lëreni të thahet mirë.

Filloni me lëvizje rrethore ta fërkoni masën derisa ta hiqni nga fytyra. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e më pas të ftohtë. /Telegrafi/