Pavarësisht se luftime të ashpra po zhvillohen mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, në Ukrainë jeta po vazhdon.

Këtë më së miri e dëshmojnë martesat e shumta që po ndodhin mes çifteve të reja – madje shumë prej tyre po gjejnë pak minuta kohë të lirë që të kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe të rikthehen në vijën e parë të frontit, transmeton Telegrafi.


Rasti më i fundit janë dy çifte që u martuan në Donetsk, ku Forcat e Armatosura të Ukrainës publikuan në Facebook, fotografitë e dy çifteve.

Në vend se të shfaqeshin para priftit me fustan të bardhë dhe kostum, disa prej tyre janë larguar për pak çaste nga vija e frontit pra me veshje ushtarake për t’i thënë po partnerit.

Çiftet që u martuan sot në Ukrainë janë Vladislava dhe Olga si dhe Nikolai dhe Christina, që më pas u rikthyen në pozicionet e tyre duke mbrojtur me dinjitet atdheun. /Telegrafi/

1 134

2 40

3 31

4 24

5 18