Cristiano Ronaldo po bëhet gati për të kaluar te Manchester United, ndërsa Juventusi i ka kërkuar Real Madridit, Eden Hazardin si huazim.

Portugezi zbrazi dollapin këtë mëngjes, ndërsa është përshëndetur edhe me shokët e skuadrës, ku pastaj udhëtoi për në Lisbonë këtë pasdite.


Manchester City duket se braktisi garën për lojtari me të kuptuar që Manchester United ka bërë një ofertë.

ronaldo 1 2

Tani Juventus ka nevojë për një zëvendësues dhe Mundo Deportivo shkuan se klubi italian ka kërkuar Eden Hazardin si huazim nga Real Madridi.

Ish-lojtari i Chelseat nuk ka arritur të tregojë vetën pas transferimit prej 115 milionë eurosh në vitin 2019, ku pësoi disa lëndime.

Oferta e Juves është vetëm huazim, por ka ofruar që të paguajë një pjesë të pagës së madhe që ka lojtari.

Hazard 2

Largimi i Hazard do të ndihmonte gjithashtu në hapjen e rrugës për Real Madridin që duket se ka ofruar Kylian Mbappen. /Telegrafi/

telegrafi sport app