Grupi i Miqësisë Kosovë – Mbretëri e Bashkuar në Kuvendin e Kosovës, ka pritur sot në takim deputetët britanikë, Martin Vickers dhe John Grogan, anëtarë të Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin Britanik, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të shënimit të 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, së bashku me një grup afaristësh shqiptaro-britanikë.
Në emër të Grupit të Miqësisë në Kuvendin e Kosovës, deputetja Vjosa Osmani, kryetare e këtij grupi, falënderoi parlamentarët britanikë për vizitën e tyre në Kosovë dhe bashkimin në kremten e përvjetorit të pavarësisë.
Ajo tha se Britania e Madhe vazhdon të mbetet një prej shteteve më të mëdha mbështetëse të Kosovës në rrugën e zhvillimit të saj dhe të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar, ndërsa theksoi nevojën bashkëpunimi midis dy vendeve të forcohet më tej në fushën ekonomike.
Ajo tha se afaristët nga Kosova që veprojnë në Britani, janë një resurs shumë i rëndësishëm për Kosovën.
“Kosova ka shumë miq në Britaninë e madhe dhe mbështetja juaj për vendin tonë vazhdon të mbetet e pazëvendësueshme. Është jetike për ne që të mbesim në kontakt me diasporën tonë në Britani”, theksoi ndër të tjera Osmani, njofton zyra për informim e Kuvendit përmes një komunikate për media.
Edhe anëtarët e tjerë të grupit: Memli Krasniqi, Xhavit Haliti, Korab Sejdiu, Fitore Pacolli, Xhelal Sfeçla, Sala Berisha-Shala, u fokusuan te nevoja për një prezencë më të madhe të investitorëve britanikë në vendin tonë, si një nga mundësitë për zhvillim më të shpejt ekonomik të tij.
U vlerësua se është e rëndësishme të gjenden forma për promovimin e infrastrukturën ligjore që ka ndërtuar në Kosova në fushën e investimeve.
Deputeti i Parlamentit të Britanisë së Madhe, Martin Vickers, nga ana e tij, tha se ndihet i nderuar që gjendet në Kosovë në përvjetorin e saj të pavarësisë, ndërsa konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e vendit të tij për Kosovën.
Ai tha se procesi i largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nuk e zbeh aspak këtë mbështetje.
Parlamentarët e të dyja vendeve u pajtuan që të intensifikojnë takimet në të ardhmen, në funksion të një bashkëpunimi më intensiv midis dy institucioneve legjislative. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi