LAJMI I FUNDIT:

Lapsi apo pudra – Zgjidhni produktin e përsosur për vetullat tuaja

Lapsi apo pudra – Zgjidhni produktin e përsosur për vetullat tuaja

Çfarë është më e mira për vetullat tuaja?

Për shumë zonja zgjedhja e produktit të duhur të vetullave është një konfuzion i vërtetë.


Duke mbushur vetullat, madje edhe ato shumë delikate, ju mund të ngrini grimin e plotë dhe të ndryshoni fytyrën tuaj.

Pra, së pari duhet të kuptoni se çfarë doni të arrini me grimin e vetullave – nëse është vetëm një mbushje e lehtë në disa vende ku ju mungojnë qimet, ndoshta një ndryshim të formës së vetullave, fiksimi i vetullave në mënyrë të natyrshme të trasha ose errësimi i vetullave tuaja.

Është e rëndësishme të dini performancën e secilit produkt të vetullave, në mënyrë që të zgjidhni atë të duhurin për ju.

Por, cili prej produkteve është më i mirë?

Lapsi i vetullave

Lapsat e vetullave përdoren për të mbushur hapësira ku keni më pak ose aspak qime, si dhe për t’i dhënë një ngjyrë më të theksuar vetullave. Ka shumë lloje lapsash dhe shumë nuanca.

Megjithatë, shumë ekspertë të grimit bien dakord se “lapsi është i vështirë për t’u aplikuar në mënyrë natyrale”. Mund të krijojë lehtësisht pamjen e dikujt që është “i zemëruar” ose “me nerva” dhe shpesh, është e vështirë të zgjedhësh nuancën më të përshtatshme.

Pluhuri (pudra) për vetulla

Pluhuri i vetullave përdoret gjithashtu për të njëjtin funksion si lapsi. Këtu, lyerja krijon një pamje më plotë dhe të definuar, prandaj dhe shumë entuziastë të grimit thonë se “është produkti më i mirë i grimit për vetulla, nëse doni një pamje sa më natyrale”.

Sipas tyre, aplikimi i pluhurit të vetullave është shumë më i lehtë sesa përdorimi i lapsit. Ju jeni në gjendje të kontrolloni sasinë e ngjyrës që po përdorni, ndryshe nga lapsi, dhe kjo sjell një rezultat më natyral. Nëse e aplikoni si duhet, njerëzit as që do e vënë re se ju keni përdorur grim tek vetullat.

/Telegrafi/