LAJMI I FUNDIT:

Lansimi i një rakete nga Koreja e Veriut shkakton alarm në Japoni – sirenat u ndezën nëpër Hokkaido dhe banorëve iu tha të “evakuoheshin menjëherë”

Lansimi i një rakete nga Koreja e Veriut shkakton alarm në Japoni – sirenat u ndezën nëpër Hokkaido dhe banorëve iu tha të “evakuoheshin menjëherë”

Një lëshim i raketës nga Koreja e Veriut shkaktoi konfuzion në Japoninë veriore, ku u lëshua një urdhër evakuimi dhe më pas u tërhoq brenda 30 minutave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sirenat u ndezën nëpër Hokkaido dhe banorëve iu tha të “evakuoheshin menjëherë” të enjten në mëngjes.

Autoritetet thanë se raketa nuk ra pranë ishullit dhe tërhoqi alarmin.


Tensionet janë rritur në rajon, pasi Koreja e Veriut ka lëshuar tashmë rreth 30 raketa këtë vit.

Raketa besohet të jetë me rreze të mesme ose më të gjatë, por detajet se çfarë arme u testua mëngjesin e së enjtes nuk janë bërë ende publike.

Sidoqoftë, Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA e kanë dënuar testin e fundit.

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida tha se qeveria e tij do të mbajë një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ndërkohë, rojet bregdetare japoneze thanë se raketa kishte rënë në ujërat në lindje të Koresë së Veriut.

E ministri japonez i Mbrojtjes, Yasukazu Hamada, theksoi se nuk mund të konfirmonte nëse raketa fluturoi mbi zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Ky lansim i fundit erdhi disa ditë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, urdhëroi ushtrinë e tij të adoptonte një mënyrë “më praktike” në parandalimin e luftës, siç raportohet nga agjencia shtetërore e medias KCNA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori