Javier Mascherano është larguar me nderime të larta nga Barcelona, pasi do ta vazhdojë karrierën në Kinë. 

Barcelona mbajti një ceremoni lamtumirëse për yllin argjentinas i cili do të bashkohet me Hebei China Fortune në Kinë.


Aty ishin të pranishëm të gjitha yjet e klubit me në krye bashkatdhetarin e tij Lionel Messi.

4888656700000578 5306625 image a 31 1516791554121

Në radhën e parë ishin edhe Andres Iniesta, Gerard Pique, Sergio Busquets dhe trajneri Ernesto Valverde.

Lamtumira ishte e vështirë dhe me emocione, ku nuk munguan as lotët e argjentinasit.

4888663000000578 5306625 image a 30 1516791518252

Javier Mascherano beson se shpirti i skuadrës është ajo që i kanë sjell suksese klubit.

Mesfushori që luan edhe në mbrojtje tani është 33 vjeç dhe ka qëndruar në klub për shtatë sezone e gjysmë, duke fituar 17 trofe.

48884D2300000578 0 image a 17 1516791160612

“Sekreti i suksesit ka qenë ndershmëria që ekziston në dhomat e zhveshjes”.

"Kur hyra për herë të parë në klub mendova se do të ishte e vështirë pasi ka shumë lojtarë të mëdhenj në klub dhe kanë pasur aq shumë sukses, por ishte e kundërta - ishte e lehtë të adoptohem”.

“Ka qenë gjithmonë një grup i tillë i mirë me njerëzit këtu, me liderë si Victor Valdes, Carlos Puyol dhe Xavi, të cilët vendosën tonin”.

48886E9600000578 5306625 The Argentine defender sits on the podium with his 18 trophies o a 1 1516803467330

"Ndjej se kam qenë shumë fat që kam kaluar kaq shumë vite në këtë klub, jam një person me fat, por ëndrra ime tani është e gjatë dhe është koha për të thënë lamtumirën time", tha Mascherano.

4888A19E00000578 5306625 image a 50 1516793453817

Mascherano ka zhvilluar 334 ndeshje me Barcelonën duke shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/   

telegrafi sport app