Qindra qytetarë nga anë të shumta të vendit, personalitete të njohura publike, institucionale, biznesit, kulturës e sportit morën pjesë në lamtumirën e fundit sot në Pejë, për Ferid Gjikollin ish-kryetar i Komunës së Pejës (1982-1987) dhe avokat i njohur.
Në ceremoninë mortore, i shoqëruar nga ish-kryetari i Pejës Ali Berisha dhe kandidatët për Depuetet, biznesmeni Egzon Kelmendi e Teuta Haxhiu, i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri i vendit dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.
Ky i fundit, në nderim e respekt të jetës, veprës dhe kontributit jetësorë kombëtar, për Ferid Gjikollin e ndau dekoratën ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’ Post Mortem, dekoratë që e pranoi djali i të ndjerit, Genti.
Në ceremoninë mortore mori pjesë edhe kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë.
I prekur thellë nga humbja e mikut dhe bashkëpunëtorit, në lamtumirën për Ferid Gjikollin, u pa edhe prof. Ali Sylqa – ish/Kryetar i Kuvendit Komunal të Pejës.
Në varrim morën pjesë edhe personalitet të njohura nga jeta biznesore kosovare, Ekrem Lluka dhe Egzon Ramiz Kelmendi.
Ferid Gjikolli, ndërroi jetë dje më 29 Janar, në Spitalin Amerikan në Prishtinë, në moshën 75 vjeçare, ndërsa u përcoll sot në ora 13:00 në banesën e tij të fundit.
Ferid Gjikolli ka qenë Kryetari i fundit shqiptarë i komunës së Pejës, në vitet 1982-1987 kur edhe është larguar duke mos pranuar sistemin okupues të Serbisë, kur kjo e fundit më pas edhe i suprimoi Kosovës autonominë së vitit 1974 dhe rrjedhimisht edhe të gjitha institucionet vetqeverisëse të deriatëhershme brenda Jugosllavisë.
Në kohën e tij, ndër të rrallët në Jugosllavi, si 21 vjeçar, Ferid Gjikolli kishte kryer fakultetin Juridik ndërsa në moshën 22 vjeçare do dilte Gjykatës i Gjykatës së Qarkut në Pejë.
I ndjeri Ferid Gjikolli, mbahet mend si kryetari që në udhëkryqet e rënda të kohës, ja doli të rreshtohej drejt, në krah të popullatës shumicë shqiptare, duke mos u strukur nën tutelat e regjimit okupator serb që po e gllabëronte Kosovën.
Personaliteti dhe autoriteti i tij tek popullata e Pejës u çmua lartë për veprimet e matura gjatë që bëri gjatë qeverisjes në krye të Pejës.
I rrethuar nga bashkëpunëtorë dhe personalitete të njohura kombëtare nga Peja, si i ndjeri Riza Lluka (Delegat i Kuvendit të Kosovës, që kundërshtoi amendamentet kushtetuese të Serbisë, për heqjen e autonomisë së Kosovës, të vitit 1974) dhe prof. Ali Sylqa, i burgosur politik dhe veprimtar i çështjes kombëtare, i ndjeri Ferid Gjikolli sa ishte kryetar i komunës së Pejës. Nën autoritetin dhe pozicionin që i ofronte ligji, ia doli të bllokonte disa projekte famëkëqia të gatuara në kuzhinat e Serbisë dhe Jugosllavisë, për shkatërrimin infrastrukturor, urbanistik dhe turistik të Pejës.
Gjatë luftës së Kosovës Ferid Gjikolli, bashkë me Riza Llukën dhe prof. Ali Sylqën kanë mbështetur drejtpërdrejt frontin e UÇK-së në Dukagjin, Zonën e Tretë Operative nën komandën e Ramush Haradinajt. Ndërsa pas luftës, i ndjeri ka mbështetur ngritjen e institucione të lira qeverisëse të Pejës, duke qenë edhe Anëtar i Këshillit komunal të përkohshëm të Pejës, nën qeverisjen e Prefektit (Kryetarit) të Pejës së lirë, prof. Dr. Et’hem Çekut.
I ndjeri Gjikolli, deri në javët e fundit të jetës ka ushtruar profesionin e avokatit, duke qenë dhe mbetur i njohur dhe autoritativ edhe në këtë sferë, në nivel të Kosovës./RADIO 1/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës