LAJMI I FUNDIT:

Lampard pritet të prezantohet në këtë javë te Chelsea

Lampard pritet të prezantohet në këtë javë te Chelsea

Frank Lampard me shumë gjasë pritet që në këtë javë të prezantohet te Chelsea, që shihet si zëvendësues i Maurizio Sarrit që kaloi te Juventusi.

Legjenda e skuadrës londineze është aktualisht në krye të ekipit nga Championshipi, Derby Contyt, mirëpo në këtë javë pritet ta zëvendësojë trajnerin italian.

41-vjeçari është ende golashënuesi më i mirë në histori të klubit, pasi që ka shënuar 211 gola në 648 paraqitje në Stamford Bridge.


Frank Lampard (Foto: Getty Images/Guliver)

TalkSport raporton se ish-reprezentuesi i Anglisë do të prezantohet në 48 orët e ardhshme te Chelsea, gjersa me vete do t’i marrë dhe dy lojtarët e talentuar, Mason Mount dhe Fikayo Tomori, që i kishte në huazim nga Blutë te Derby.

Drogba konfirmon se Lampard është në bisedime me Chelsean
Lexo po ashtu Drogba konfirmon se Lampard është në bisedime me Chelsean

Roman Abramovich tashmë ka mbajtur një takim ditë më parë në jahtin e tij me Lampardin, për të arritur marrëveshje personale, por edhe për të biseduar rreth mënyrës së strategjisë së funksionimit të skuadrës, pasi janë të dënuar nga FIFA me dy afate të transferimeve.

Se legjenda angleze është në bisedime me Chelsean, e kishte konfirmuar edhe Didier Drogba, ndërsa në këtë javë pritet që ai të prezantohet zyrtarisht në Stamford Bridge. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

La Liga
Kalo në kategori