LAJMI I FUNDIT:

Lamine Yamal: Shpresoj të bëhem legjendë e Barcelonës një ditë

Lamine Yamal: Shpresoj të bëhem legjendë e Barcelonës një ditë

Sulmuesi anësor, Lamine Yamal ka konfirmuar ëndrrën e tij apo dëshirën që ka që një ditë të bëhet një legjendë e Barcelonës.

Kontrata aktuale e Lamine Yamal në Camp Nou është caktuar të skadojë pas dy vitesh, që përkon me të riun kur mbushë 18 vjeç në vitin 2026.

Natyrisht, disa tifozë të Barcelonës janë të shqetësuar për të ardhmen e yllit spanjoll në klub. Megjithatë, në intervistën e tij të fundit, ai ia hoqi të gjitha dyshimet.


Lamine Yamal tregon se po ndjek dietën e Messit, zbulon ndryshime të rëndësishme nga vera e kaluar
Lexo po ashtu Lamine Yamal tregon se po ndjek dietën e Messit, zbulon ndryshime të rëndësishme nga vera e kaluar

“Tifozët duhet të qëndrojnë të qetë. Janë dy vite të tëra që dua t’i shijoj”, ka thënë fillimisht Yamal për Mundo Deportivo.

“Unë kam qenë këtu që kur isha gjashtë vjeç dhe dua të vazhdoj. Unë me të vërtetë shpresoj të bëhem një legjendë e Barçës një ditë”, përfundoi 16-vjeçari.

Sulmuesi anësor spanjoll ka qenë në Barça për më shumë se një dekadë. Duke përparuar në radhët e të rinjve me një ritëm të shpejtë, adoleshenti hyri në skuadrën e lartë të Barçës me vetëm 15 vjeç në vitin 2023.

Vetëm katër lojtarë të Barcelonës morën duartrokitje në Bernabeu – Yamal është njëri prej tyre
Lexo po ashtu Vetëm katër lojtarë të Barcelonës morën duartrokitje në Bernabeu – Yamal është njëri prej tyre

Që atëherë, Yamal ka luajtur në 41 ndeshje nën drejtimin e Xavit në të gjitha garat, duke kontribuar me 13 gola.

Ai është vendosur në mënyrë të padiskutueshme si titullar i krahut të djathtë të sulmit këtë sezon, duke u dëshmuar të jetë një lojtar kryesor për ekipin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

La Liga
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Kalo në kategori