Lalloshi: Të rejat e sotme nuk dinë të jetojnë

“Kam qenë një vajzë shumë kureshtare, mësimin e kam dashur gjithnjë. Kam qenë shumë e shkathët dhe komunikuese. Kam kaluar shumë mirë me shoqet dhe shokët e shkollës”, thotë Edona duke folur për rininë e saj gjatë një interviste për të përditshmen Kosova Sot.
Edona, e cila thotë se si e re nuk ka qenë shumë e dhënë pas daljeve dhe shëtitjeve, është kritike ndaj adoleshentëve të sotme, për të cilët thotë se “nuk dinë të jetojnë”.
“Ne kemi qenë më ndryshe se adoleshentët e kohës së sotme. Tani kanë kushte më të mira jetësore, por nuk dinë të jetojnë. Janë më të shfrenuar dhe disa prej tyre u kanë hyrë rrugëve të gabuara, si konsumimi i duhanit, alkoolit, drogës, etj”, ka thënë më tej këngëtarja./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































